FB

March 19, 2022 | 8:20

Kriza e refugjatëve dhe perspektiva psikologjike

Është e qartë se çdo lëvizje e migracionit masiv do të ketë të mirat dhe të këqijat e saj dhe problemet që mund të ngrejë, rrallë do të kenë një zgjidhje të përsosur dhe të njëhershme. Nga pikëpamja psikologjike, kriza e refugjatëve mund të shpjegohet me paragjykime njohëse të lidhura me krijimin e mendimit socio-politik.

0

Kur paragjykimet hyjnë në lojë, ne mund të mendojmë në një mënyrë shumë konkrete dhe të polarizuar, duke arritur të besojmë se mendimet tona janë të vetmet që janë të sakta.

Paragjykimet mund të jenë të dobishme në masën që ne nuk jemi të përgatitur të përpunojmë të gjithë informacionin që na vjen përmes shqisave.

Ato na ndihmojnë të qëndrojmë në zonën tonë të rehatisë mendore. Kufijtë e kujtesës sonë të menjëhershme, mungesa e informacionit ose pasiguria për pasojat e veprimeve tona na bëjnë që sistematikisht t’u drejtohemi heuristikave ose shkurtoreve mendore. I përdorim ato për të thjeshtuar zgjidhjen e problemeve, por ato na bëjnë të kemi vlerësime të bazuara në të dhëna jo të plota dhe të pjesshme.

 

Pse është kaq e vështirë të pranosh mendimin e të tjerëve?

Për të kuptuar krizën e refugjatëve, duhet të analizojmë pozicionin e të gjitha palëve të përfshira. Për këtë është e nevojshme të kuptohet se si funksionon mendja e njeriut në formimin e mendimeve.

Ju ftojmë të reflektoni: formimi i opinioneve tona bazohet në fakte të përziera me gabime njohëse që kushtëzojnë perceptimin tonë për realitetin (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja).

1

Duke eliminuar gabimet e mendimit në përpunimin e informacionit, çdo konflikt lind sepse ka një ose më shumë pozicione të kundërta.

Disavantazhet e emigracionit qëndrojnë në vështirësinë e identifikimit të njerëzve që vijnë masivisht dhe në trafikun mafioz dhe në problemet e punës që mund të hasin kur ndryshojnë vendin.

Të mirat barazohen me mijëra njerëz që do t’i shpëtojnë varfërisë dhe konfliktit të armatosur në vendin e tyre, duke shpëtuar kështu jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Përveç përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre, mijëra njerëz i kanë shpëtuar varfërisë ose kanë kapërcyer urinë falë emigracionit.

Problemet sociale shfaqen kur zgjedhim dhe përpunojmë vetëm informacionin që i përshtatet pritshmërive tona, pothuajse pa u shqetësuar nëse është realitet apo gënjeshtër.

Realiteti shoqëror ka aq prizma sa ka vështrime; gabimet tona në përpunimin e informacionit na bëjnë të shohim vetëm një nga prizmat, duke gjeneruar opinione të forta dhe të ashpra.

Ne nuk shqetësohemi nga gjërat, por nga opinionet që kemi për to.

2

Gabimet e të menduarit për krizën e refugjatëve

Pas paragjykimeve të konfirmimit dhe vetë-justifikimit, arrijmë të besojmë se e vetmja mënyrë për të vëzhguar dhe zgjidhur një konflikt duhet të fillojë nga perceptimi ynë për të, të cilin gjithmonë besojmë se është besnik ndaj realitetit. Por ne nuk jemi gjë tjetër veçse viktima të këtyre gabimeve të mendimit, të prodhuara nga truri ynë për të thjeshtuar zgjidhjen e problemeve.

Të gjithë bëjmë gabime kur përpunojmë informacionin. Për të mos mërzitur bindjet më të thella, për të mos braktisur idetë për njerëzimin, duhet të tregojmë besimin absolut te qenia njerëzore, e kushtëzuar padyshim nga heuristika e konfirmimit.

Nuk ka rëndësi përmbajtja e idesë, mirësia apo e keqja e qëllimeve. Në kohën kur ndonjë prej këtyre përmbajtjeve mendore izolohet nga çdo dyshim i arsyeshëm, ne do të jemi rrezikshëm afër fundamentalizmit.

Në konfliktet politike, ideologjike apo fetare, gjithçka është e drejtë, por kur bëhet fjalë për njerëzit duhet t’i qasemi çështjes nga një këndvështrim humanitar.

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi La Mente e Meraviglliosa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top