Ismail Kadare është zyrtarisht Komandant i Legjionit të Nderit. Më i larti titull francez, dhënë Kadaresë nga vetë presidenti i republikës.
Presidenti François Hollande i tha shkrimtarit Kadare në një ceremoni që organizoi në pallatin presidencial Élysée se “Ju jeni një avokat i apasionuar i Evropës së kulturës”. “Ju jeni njëherazi dhe francez, evropian në zemër dhe universal në shpirt”, tha zoti Hollande.
Ai e cilësoi Kadarenë si autorin e mrekullueshëm të historisë së Ballkanit. Dekorata “Commandeur de la Légion d’honneur”.
Kjo është dekorata më e lartë e Republikës franceze e cila jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.