FB

January 29, 2024 | 6:05

Ja arsyeja e vërtetë përse jemi më të uritur në dimër

Sipas një hulumtimi të të ushqyerit klinik ekzaminoi sjelljen e të ngrënit të 600 të rriturve për një vit dhe zbuloi se vjeshta është stina në të cilën ne preferojmë ushqime më të yndyrshme dhe më shumë kalori. Në veçanti, bëhet fjalë për rreth 90 kalori më shumë në ditë krahasuar me pranverën, me një kulm në muajin nëntor.

Jemi më të uritur për shkak të trishtimit- Sasia e dritës natyrore që ne jemi në gjendje të “përjetojmë” është e vogël dhe për shkak të kësaj gjendjet e trishtimit rriten. Moti me shi dhe orët e shtuara të errësirës mund të shkaktojnë melankolinë dhe për pasojë vendosim të përqendrohemi te ushqimi. Në fakt, ushqimi është mjeti më i menjëhershëm dhe më i shpejtë i ngushëllimit për t’u gjetur.

Ushqimi prodhon nxehtësi- Në një studim të botuar në Journal of Biological Chemistry u zbulua se, në mot të ftohtë, prodhimi i nxehtësisë bëhet një prioritet për organizmin. Trupi më pas i thotë trurit të marrë më shumë yndyrë për të prodhuar më shumë nxehtësi. Për rrjedhojë, të gjitha yndyrnat e konsumuara dhe jo të dobishme shndërrohen në depozitime dhjamore.

Çfarë duhet bërë?- Nëse e kuptoni se uria juaj është nervoze dhe e ekzagjeruar, gjeni ushqime që ju kënaqin , por që mund t’ju mbajnë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Për më tepër, do të ishte e rëndësishme të rritet aktiviteti fizik për të lejuar që metabolizmi të mbetet aktiv.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top