Këshilla & Arsye

June 9, 2018 | 13:54

Ja çfarë duhet të dini për konsumimin e drithërave në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë trupi juaj ka nevojë për shumëllojshmëri lëndësh ushqyese por në sasi të duhura. Kjo gjë do të thotë se duhet të hani ushqime të shëndetshme për veten tuaj por edhe për bebin tuaj. Dhe ku ka gjë më të shëndetshme se një tas me drithëra në mëngjes.

Në fakt ekziston një mit se një grua shtatzënë nuk duhet të kalojë asnjë mëngjes pa konsumuar një tas me drithëra, gjë që nuk është vërtet e mundur pasi edhe pse drithërat janë një zgjedhje e mirë për mëngjesin tuaj, konsumimi i shpeshtë do të bëjë që të mërziteni shumë shpejt me to.

Por përveç këtij miti, shumica e gjërave që thuhen për konsumimin e drithërave në shtatzëni janë të vërteta.

Ja çfarë duhet të dini për to:

1. Konsumimi i drithërave gjatë shtatzënisë e furnizon trupin tuaj dhe bebin gjithashtu me gjithçka që i nevojitet për të pasur një shëndet të mirë dhe zhvillim siç duhet.

2. Drithërat janë mënyra më e mirë për të përfshirë qumështin në dietën tuaj të shtatzënisë. Ka shumë gra që nuk janë mësuar të pinë qumësht rregullisht ndaj konsumimi i drithërave me qumësht është një mënyrë shumë e mirë për të konsumuar edhe qumështin.

3. Konsumimi i drithërave nuk ndikon në gjendjen tuaj emocionale. Gjatë shtatzënisë hormonet bëjnë që gjendja juaj emocionale të ketë shumë luhatje, ndaj ushqimet si drithërat që nuk do të ndikojnë në përkeqësimin e këtij problemi do t’ju ndihmonin shumë.

4. Duke qenë se drithërat janë të pasura me fibra, janë mënyra më e mirë për të filluar ditën sepse ju “mundësojnë” që të ndiheni të ngopura deri në vaktin e radhës.

5. Mund t’i kombinoni me fruta për të krijuar një vakt të shijshëm dhe shumë të shëndetshëm.

 

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top