FB

March 26, 2024 | 7:29

Ja çfarë zbulon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj

Bright Side ka gjetur një test të thjeshtë që mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. Është me të vërtetë e thjeshtë. Shqyrtoni foton më poshtë dhe zgjidhni pozicionin që ju mendoni se flini në shumicën e kohës.

1

1-Nëse nuk ju zë gjumi pa nxjerrë gishtat e këmbës teksa flini në anën tuaj, atëherë jeni një person i qetë dhe i besueshëm.

2-Nëse flini në pozicionin embrional atëherë keni shpesh nevojën për të qënë i mbrojtur, t’ju kuptojnë dhe t’ju pëlqejnë.

3-Nëse flini përmbys duke nxjerrë krahët dhe këmbët, atëherë ju jeni një udhëheqës. Jeni impulsiv dhe merrni iniciativën duke u siguruar që çdo të jetë në rregull në jetën personale e atë profesionale.

4-Nëse flini me shpinë,jeni një person pozitiv i cili e do jetën, është mësuar gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes  dhe i pëlqen shoqëria e mirë.

5-Nëse flini si ushtar, të mbështetur mbi shpinë e me krahët ngjitur në të dyja anët, atëherë jeni një person i cili përshtatet lehtë, i cili i di qëllimet në jetë dhe lufton për t’i realizuar ato.

6-Nëse flini si çafkë, me një këmbë ngritur, atëherë mundësitë janë që keni një personalitet të paparashikueshëm, që i pelqejnë aventurat ndërkohë që gjendja juaj shpirtërore ndryshon aq shpejt sa i bën të tjerë konfuzë.

Nëse filni në shumë pozicione të ndryshme, kjo është një shenjë që keni një personalitet me shumë fytyra i cili mban të fshehta që dhe ju vetë nuk i keni kuptuar ende.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top