Në fokus

July 24, 2020 | 8:06

Ja sa zgjat imuniteti nga koronavirusi, për personat që e kalojnë sëmundjen…

“Të gjithë ata persona që e kanë kaluar me sukses koronavirusin ka shanse të jenë imun për një periudhë gjashtë mujore, pavarësisht nëse kanë antitrupa apo jo”.

Në këtë përfundim ka arritur epidemiologu suedez, Dr. Anders Tegnell, që udhëheq strategjinë kundër pandemisë në Suedi.  Deklaratën ai e bëri në një konferencë shtypi, duke shtuar se deri më tani në këtë vend, nuk janë raportuar raste të njerëzve që sëmureshin dy herë nga Covid-19.

“Prandaj vlerësimi ynë është që nëse e kaloni Covid-19, jeni imun, edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa,” tha ai.

Në udhëzimin e ri, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha se personat që e kanë kaluar koronavirusin mund të kontaktojnë njerëzit me grupe me rrezik të lartë, pasi rreziku për infektim është ndoshta shumë afër zeros. Megjithatë, kjo sa i takon studimeve, pasi praktikisht, banorët këshillohen që ende të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Vërejtjet e doktor Tegnell ka shumë të ngjarë të ngjallin debat pasi ekspertët janë akoma të pasigurt lidhur me çështjen e imunitetit dhe se sa kohë mund të zgjasë ai. Studimet e fundit kanë treguar që pacientët që janë rikuperuar nga virusi i humbin shpejt antitrupat.

Suedia ishte vendi qe nuk praktikoi izolimet e as bllokimet, duke mbajtur hapur lokalet dhe aktivitetet, me gjithë shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve. Ka pasur rreth 78,000 raste dhe 5.600 vdekje – një numër shumë më i lartë se Danimarka fqinje e cila ka pasur rreth 13,000 raste dhe 600 vdekje në një popullsi prej pesë milionë banorë. Me gjithë parashikimet e zymta, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha se kishte shenja pozitive të ngadalësimit të epidemisë.

“Në Suedi, tendenca pozitive me një rënie mjaft të shpejtë të rasteve vazhdon,” tha Dr. Tegnell, duke theksuar se veçanërisht rastet e rënda që kishin nevojë për kujdes intensiv ishin ulur.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top