Posta

July 24, 2020 | 8:08

Posta nga Denata Toçe / A jam në depresion?

Situata ime është kjo. Prej vitesh jetoj me një person që vuan nga depresioni. A mundet që dhe unë të sëmurem nga kjo situatë? Ndoshta ngarkesa m’i vështirëson mendimet dhe sjelljet, por a thua që dhe unë të kem rënë pre e depresionit?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E kam të vështirë t’ju jap një përgjigje me kaq pak informacion, por po ju them një të vërtetë të madhe se askush prej nesh nuk mbetet në këtë jetë pa përjetuar të paktën një herë, depresionin. Por, në rastin tuaj, mund të them se qëndrimi pranë një individi me depresion mund të shkaktojë momente deprimimi, por vështirë depresioni, vetëm nëse ju i përjetoni shumë ngjarjet e personit në fjalë. Thënë kështu, do të duhet të mbani marrëdhënien me të dhe të diskutoni se si mund të argëtoheni së bashku.

Mbi të gjitha, personi me të cilin jetoni, do të duhet t’i nënshtrohet një regjimi profesional terapeutik, për t’u përballur me vështirësitë e tij/e saj. Ju mund të jeni një person që e keni për zemër, por ju nuk jeni zgjidhja e vështirësisë që personi ka. Do të duhet ta shkarkoni këtë përgjegjësi prej shpatullave tuaja. Të mendoni se ju jeni një person i rëndësishëm në jetën e këtij individi, por mbi të gjitha, personi më i rëndësishëm për të është vetvetja dhe vendimi për të ndjekur një rrugë profesionale për trajtim.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top