Në fokus

June 6, 2020 | 8:02

Ja se si muzika ndikon në cilësinë e punës dhe në kujtesë

Një studim i kryer nga pesë studiues italianë tregon se për të përmirësuar shpejtësinë e përpunimit, zgjidhni të dëgjoni këngë të gëzueshme,  ndërsa ato më melankolike janë të mira për të marrë efekte pozitive në kujtesë.

A e përmirëson punën mbajtja e muzikës në sfond? Kjo gjë varet nga detyra që duhet të kryhet, por edhe nga melodia që ju zgjidhni. Në përgjithësi, duket se efektet e dobishme të dëgjimit të muzikës ndodhin kur aktiviteti që duhet të kryhet është nën një nivel të caktuar kompleksiteti dhe për këtë arsye kërkon një përdorim më të kufizuar të burimeve njohëse.

Sa i përket llojit të muzikës, një studim i kryer nga studiues italianë ka treguar se si shpejtësia e përpunimit përfiton nga dëgjimi i notave muzikore të gëzueshme: konkretisht ‘Eine Kleine Nachtmusik’ e Mozart, e karakterizuar nga një ritëm i shpejtë. Ndërsa notat muzikore që ndikojnë pozitivisht në kujtesë, janë këngët melankolike, siç është ‘Quinta Sinfonia Adagietto’ e Mahlerit, e ngadaltë dhe e qetë.

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top