Në fokus

November 4, 2020 | 10:12

Ja se si pandemia mund të dëmtojë këmbët tuaja

Podiatri Bobby Pourziaee ka parë pjesën e lëndimeve të lidhura me këpucët. I vetëshpalluri “High Heel Doc”, i cili ka një praktikë në Beverly Hills, California, tha se klientët e tij shpesh vijnë për çështje që lidhen me këpucët shtrënguese. Por Pourziaee ka vërejtur një fakt gjatë muajve të fundit, duke qenë se njerëzit kanë qenë në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kanë veshur më rrallë këpucë, ai ka marrë më pak ankesa nga pacientët në lidhje me nervat e përflakur dhe frakturat e stresit.

E megjithatë, për shumë njerëz, shtatë muaj punë nga shtëpia ka nënkuptuar gjithashtu shtatë muaj këmbë të zhveshura. Çfarë mund t’i  bëjë mungesa e këpucëve shëndetit tonë të këmbës?

“Një gjë që unë kam parë me mbylljen e palestrave dhe njerëzit që bëjnë stërvitje në shtëpi janë njerëzit që stërviten pa këpucë”, tha Pourziaee. Ata mendojnë: “Meqenëse jam në shtëpi, nuk është e nevojshe që t’i vesh.”

Në mënyrë tipike, Pourziaee tha që të rrish zbathur është mirë vetëm në rast se shumicën e ditës qëndron ulur në një tavolinë.

“Nëse jeni në një situatë ku ju pëlqen të qëndroni në kompjuterin tuaj ose vazhdimisht ngriheni herë pas here, vetëm për të lëvizur pak, një këpucë shtëpie është zgjedhja më e mirë” tha ai.

Ai gjithashtu largoi çdo frikë se këmbët mund të zgjerohen, nëse nuk vishet një këpucë e strukturuar çdo ditë. “Këmbët tona zgjerohen natyrshëm me kalimin e kohës,” tha ai.

Podiatri shqetësohet më shumë se njerëzit lëvizin më pak këto ditë, gjë që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e këmbës.

“Ne nuk largohemi nga shtëpia për të shkuar në punë, kjo bën që të mos ecim mjaftueshëm gjatë ditës”, tha Pourziaee. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të bërë një pushim për 30 minuta dhe për të bërë një shëtitje.”

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për t’i mbajtur këmbët tuaja të shëndetshme, Pourziaee ka disa ushtrime që ua rekomandon pacientëve të tij dhe që mund të bëhen nga shtëpia.

Një ushtrim i thjeshtë është që të tërhiqni këmbën drejt jush. Kjo do të shtrijë pjesët më të rëndësishme duke përfshirë tendinën, e cila është përgjatë pjesës së prapme të këmbës. Ju e tërheqni atë drejt jush dhe e mbani për 30 sekonda.

Për rezultate më të mira, bëjeni këtë ushtrim dy herë në ditë, në mëngjes dhe para se të flini. Pourziaee gjithashtu rekomandon zhytjen e këmbëve në ujë me kripë Epsom për 15 minuta, për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të zvogëluar inflamacionin. Fatmirësisht, e gjithë kjo do të thotë që, me përjashtim të stërvitjes, ne mund të ndjehemi të lirë të veshim ose jo këpucë.

 

 

Burimi / https://www.huffpost.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top