Lifestyle

August 9, 2018 | 8:30

Ja se si të dobësoheni duke konsumuar pesë vakte në ditë

Kjo dietë e projektuar nga nutricionistja Angela Dowden, fokusohet në konsumimin e ushqimit  pesë herë në ditë. Ju gjithashtu duhet të konsumoni pesë racione fruta dhe perime në ditë. Nga kjo dietë pritet të humbisni dy kilogramë në 2 javë.

Dieta përqendrohet në konsumimin e ushqimit në intervale të rregullta pesë herë gjatë gjithë ditës. Gjithashtu ushqimi që hani duhet të përbëhet nga 80g fruta dhe perime në ditë, veçanërisht zarzavate që janë të larta në fibra dhe të ulëta me karbohidrate.

Kjo dietë mund të përfshijë një pjesë të vogël boronica, 1 kivi dhe kos pa yndyrë për mëngjes. Konsumoni një fileto salmoni me sallatë perimesh për drekë dhe një rizoto me perime për darkë.

Pas mëngjesit konsumoni banane dhe 1 ose 2 orë pas drekës  një pjesë të vogël arra dhe rrush të thatë.

Kjo dietë funksionon edhe nëse konsumoni një dietë të kufizuar për tre ditë të javës, para se të ndiqni një dietë të rregullt për katër ditët e tjera.

Një ditë e zakonshme në planin tre-ditor përfshin një vezë, një fetë proshutë dhe gjysmë banane për mëngjes, e ndjekur nga një filxhan gjizë, një vezë e zier fort dhe ëmbëlsirë me oriz për drekë (syltiash), proshutë 200g, një filxhan brokoli, gjysmë filxhani karota, gjysmë banane dhe gjysmë filxhan akullore me vanilje për darkë.

Kjo dietë arrin të përmbajë rreth 1.000 kalori dhe nuk është e dëmshme për shëndetin tuaj.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top