Këshilla & Arsye

May 9, 2018 | 14:22

Ja se si të menaxhoni xhelozinë mes fëmijëve…

Xhelozia është një ndjenjë që mund t’i lindë fëmijës për motrat, vëllezërit ose shokët e shoqet. Edhe detaje shumë të thjeshta, të cilat prindërit nuk i vënë re, shkaktojnë xhelozi tek fëmijët.

Gabimet e prindërve që shkaktojnë xhelozinë tek fëmijët:

Ndëshkimi

Kur vjen një fëmijë tjetër në familje, fëmija më i madh mendon se ju e ndëshkoni për faj të tij. Fëmija mund të përjetojë depresion dhe mund të ndihet inferior në të ardhmen.

Mbrojtja e tepruar

Nëse e keni mbrojtur shumë fëmijën dhe me ardhjen në jetë të fëmijës së vogël e lini të lirë, kjo mund të shkaktojë pa kuptuar xhelozi dhe pasiguri.

Autoriteti prindëror

Kontrolli më shumë se ç’duhet është një tjetër gabim i prindërve. Vendosja e rregullave strikte pa i dhënë shpjegim dhe arsye fëmijës, do të ndikojë tek ata.

Krahasimi me të tjerët

Krahasimet shkaktojnë jo vetëm xhelozi, por rivalitet dhe mungesë vetëbesimi tek fëmijët.

Krijimi i konkurrencës jo të shëndetshme

Të detyrosh fëmijët të bëjnë të njëjtat gjëra e më pas t’i krahasosh nuk është diçka e drejtë. Një fëmijë mund të jetë më i talentuar në një fushë dhe një në fusha të tjera.

Marrëdhënia me më të voglin

Kur vjen një fëmijë i vogël në shtëpi, ai merr gjithë vëmendjen. Kjo i bën fëmijët më të rritur xhelozë e të përjashtuar.

Si ta menaxhoni xhelozinë e fëmijëve:

Ktheni zilinë në ambicie

Nëse fëmija është i trishtuar sepse miku, motra apo vëllai i tij ka marë notë më të mirë, fokusojeni që të ulet të mësojë për të arritur ai vetë rezultatin që do. Kjo do ta devijojë vëmendjen e fëmijës në drejtimin e duhur.

Dëgjojeni

Në shumicën e rasteve, pas xhelozisë së fëmijës fshihet një problem që ata përpiqen t’ua thonë në mënyrat e tyre, por ju nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur për ta kuptuar. Bisedoni me fëmijën për të kuptuar arsyet e sjelljes së tij.

Lexoni

Lexojini fëmijës fabula e tregime me mesazhe të qarta, duke i theksuar ato.

Jepni shembullin tuaj

Tregohuni liberalë duke komplimentuar fëmijën dhe të tjerët për sjelljen e mirë ose ndonjë cilësi tjetër pozitive.

Mësoji fëmijës rëndësinë e ndarjes së lodrave dhe objekteve

Mësojeni fëmijën të ndajë lodrat me shokët, vëllezërit dhe të kujdeset për ta. Kjo do të krijojë shumë shpejt miqësi mes tyre.

Shprehni dashurinë

Fëmija ka nevojë të dëgjojë se e doni, prandaj duhet t’ia shprehni në çdo moment që të mundeni.

Mos bëni krahasime

Kur krahasoni fëmijën me të tjerë, ju e nënvlerësoni atë. Këto krahasime do ta çojnë fëmijën në përfundimin se “Ti do më shumë atë”, “Ti mendon se ai është më i mirë se unë”.

Nxisni unikalitetin tek çdo fëmijë

Shpjegojini fëmijës se secili është unik dhe i veçantë, secili ka pikat e tij të forta dhe të dobëta dhe fëmijët nuk janë në konkurrencë me njëri-tjetrin.

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top