FB

December 4, 2021 | 8:26

Ja se si të qëndroni të sigurt ndërsa bëni blerjet për Krishtlindje

Është periudha më e mrekullueshme e vitit, derisa të shkoni në një qendër tregtare të mbushur me njerëz. Dalja për të blerë dhuratat e Krishtlindjeve mund të jetë mjaft stresuese, veçanërisht pasi jemi ende në një pandemi. Sidomos tani që është shfaqur një variant i ri.

Varianti Omicron është caktuar si një “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithëse ka disa shqetësime për variantin, sekretari i shëndetësisë Sajid Javid u ka thënë britanikëve që të “vazhdojnë” planet e tyre njësoj si normalisht këtë Krishtlindje.

Këshilla e qeverisë rreth koronavirusit është që njerëzit duhet të bëjnë një test përpara se të hyjnë në hapësira të mbyllura të mbushura me njerëz, duke përfshirë qendrat tregtare. Nëse rezulton pozitiv, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të izoloheni. Kjo këshillë ka ndryshuar ndërsa ne i drejtohemi sezonit të festave, sepse ka shqetësime për shtimin e rasteve me Covid gjatë periudhës së Krishtlindjes – më parë, qeveria deklaronte se njerëzit duhet të bënin dy teste në javë.

Disa ekspertë mendojnë se rastet me Covid do të rriten pas vitit të ri. Profesor Tim Spector thotë se rastet e Covid do jenë mjaft të sheshta në prag të Krishtlindjes, por ka të ngjarë të rriten për Vitin e Ri. “Rastet mund të rriten te të rinjtë përpara Krishtlindjeve, por do të duhet pak kohë para se të kalojë te grupet më të vjetra”, tha ai. “Kjo është ajo që do të shkaktojë ndoshta më shumë shtrime spitalore”.

Krishtlindja është koha që ne të takojmë familjen tonë dhe të rilidhemi me miqtë. Por ne gjithashtu duhet t’i kushtojmë përparësi sigurisë së vetes dhe njerëzve përreth nesh.

Ja se si mund të jeni të sigurt këtë dimër ndërsa kërkoni dhuratat e Krishtlindjeve:

  • Vendosni maskën
  • Ruani distancën gjatë blerjeve
  • Provoni blerjet në internet
  • Blini në kohë jashtë pikut
  • Vaksinohuni madje edhe me dozën përforcuese

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top