Këshilla & Arsye

June 23, 2020 | 8:14

Ja se si t’i ndihmoni fëmijët që të kufizojnë qëndrimin e tyre para ekraneve

Edhe përpara pandemisë Covid-19, hulumtimet kanë treguar se prindërit janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë para telefonave dhe kompjuterëve. Ndërkohë që pandemia bëri që fëmijët të lidheshin edhe më shumë pas tyre. Të dhënat tregojnë se çdo orë në televizor deri në moshën 25 vjeç, zvogëlon jetëgjatësinë e shikuesit dhe pandemia ka ndihmuar që kjo gjendje të zhvillohet edhe më shumë, pavarësisht sa përpiqen prindërit për t’i larguar fëmijët nga ekranet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), “një pushim i shkurtër nga të përdorurit këto pajisje, duke bërë 3-5 minuta lëvizje fizike, të tilla si ecja ose shtrirja, do të ndihmojë në lehtësimin e tendosjes së muskujve, lehtësimin e tensionit mendor dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe aktivitetit të muskujve” . Sidoqoftë, fëmijët nga mosha 5 deri në moshën 17 vjeç duhet të kalojnë të paktën 60 minuta në ditë duke bërë aktivitet të moderuar fizik.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të ndihmuar fëmijët tanë të bëhen fizikisht më aktivë gjatë pandemisë?Të dhënat e fundit tregojnë se prindërit janë edhe më të shqetësuar për aktivitetin fizik të fëmijëve, pasi mësimet në internet kanë kontribuar në rritjen e sasisë së kohës që fëmijët kalojnë në kompjuter, tabletë apo telefona dhe kjo është një gjë e pashmangshme. Përpara pandemisë, fëmijët mund të kryenin aktivitete të ndryshme, por periudha pas saj ka bërë që ata të jenë më përtac në aktivitetet e tyre fizike.

Ekspertët thonë se prindërit duhet të mendojnë se pandemia ka qenë një mundësi për të gjithë ne, për të stabilizuar kohën e qëndrimit në tabletë apo telefon me kohën e aktiviteteve fizike. Ata këshillojnë së pari se diçka tepër e rëndësishme është mbështetja prindërore.

Më tej ekspertët që kanë realizuar studimin, ku mes tyre janë edhe psikologët e fëmijëve Hyunjae Daniel Shin dhe Amin Al-Habaibeh, kanë treguar se duhet t’i mësoni fëmijët që të kryejnë ushtrime fizike, në vend që të kalojnë kohë në telefon. Ekspertët shtojnë se në bazë të hulumtimit të fundit, prindërit duhet të përcaktojnë një qëllim si një strategji kryesore, të cilën fëmijët duhet ta plotësojnë.

Së pari, zhvilloni një diagram të tillë si një grafik në murin e dhomës së tyre të gjumit për të ndihmuar në gjurmimin e kohës që fëmijët kalojnë në ekrane. Kjo i ndihmon fëmijët të vizualizojnë sasinë e kohës që po kalojnë dhe të menaxhojnë e vendosin qëllime për përdorimin e tyre në ekran.

Së dyti, jini një model i mirë për të inkurajuar fëmijët tuaj që të zvogëlojnë qëndrimin e tyre në telefona apo tableta. Ju mund të ndryshoni mjedisin tuaj në shtëpi për të inkurajuar një mënyrë jetese më aktive duke i kushtuar hapësirë një palestre të vogël ose një zone stërvitje. Ndoshta pandemia ishte një mundësi për të gjithë ne që të mendojmë sesi ta kalojmë kohën në shtëpi, duke anashkaluar pajisjet teknologjike, qoftë edhe disa orë.

Çdo prind ka një fëmijë adoleshent në shtëpi të cilin është shumë e vështirë ta bindësh që të qëndrojë larg telefonit apo tablatit të tij, aq më pak kur është larg miqve. Mbi të gjitha mos harroni që fëmijët do të bëjnë atë çfarë vetë ju bëni.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top