Lifestyle

September 5, 2018 | 12:01

“Ne jemi më të fortë kur jemi bashkë”, pas thashethemeve për divorc, çifti Beckham thyen heshtjen

David dhe Victoria Beckham më në fund kanë  hedhur poshtë zërat që u përhapën pak muaj më parë, për një divorc të mundshëm mes çiftit. 44-vjeçarja ka treguar në një intervistë për “Vogue” sekretin e martesës 19-vjeçare. Gjithashtu gjatë intervistës ajo sqaroi edhe thashethemet për tradhtinë e bashkëshortit.

“Njerëzit kanë 20 vjet që shpikin gjëra për marrëdhënien tonë, kështu që unë dhe David jemi mësuar që t’i injorojmë absurditetet që thuhen rreth nesh dhe vijojmë të bëjmë jetën normale”, është shprehur ajo.

Por pavarësisht se ata të dy i kanë marrë si me sportivitet këto thashetheme, Victoria ka shtuar se ato kanë patur një ndikim të madh te njerëzit e tyre të dashur dhe tek fëmijët.

Duke folur për familjen e saj ajo thekson: “Ne të dy e kuptojmë që jemi më të fortë kur jemi bashkë, sesa kur jemi të ndarë. A do të ishim në të njëjtën pozitë që jemi sot nëse nuk do të kishim qenë bashkë gjithë këto vite? Gjithçka varet te familja e bashkuar. Ne jemi më të fortë, të gjashtë bashkë. E respektojmë lidhjen familjare dhe ky është çelësi”.

Ndërkohë kujtojmë se në qershor të këtij viti u përfol se çifti Beckham po shkonte drejt divorcit. Gjatë kësaj kohe të vështirë për familjen, Victoria dhe David mblodhën fëmijët dhe folën për situatën e tyre.

44-vjeçarja është shprehur se ata janë shumë transparentë me fëmijët e tyre dhe gjithmonë këmbëngulin që t’i marrin vesh gjërat nga goja e tyre. Edhe pse në publik i marrin gjërat lehtë, kur vjen puna te fëmijët, çifti e merr seriozisht në shtëpi.

Burimi / PanoramaPlus ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top