E marta e 31 gushtit shënoi 24 vjet nga vdekja tragjike e Diana-s, Princeshës së Uellsit. Ata që dëshironin të bënin nderimet për Princeshën, vizituan statujën përkujtimore të zbuluar së fundmi në Kopshtet e Pallatit Kensington, që do të jetë i hapur jashtë orarit të zakonshëm.
The Sunken Garden, ku është vendosur statuja e Diana-s, aktualisht është e hapur për publikun nga e mërkura deri të dielën, nga ora 10 e mëngjesit deri në 17:45 pasdite, shkruan “People”. Megjithatë kopshti ishte i hapur edhe dje, më 31 gusht, i cili përkon me përvjetorin e vdekjes së Diana-s.
Kopshti është shtëpia e mbi 4,000 luleve, përfshirë mbi 500 bimë livando, 300 tulipanë, mbi 200 trëndafila dhe 100 Forget-me-nots të preferuarat e mbretërive.
Vëllai i Diana-s, Charles Spencer, ngriti dje flamurin e familjes në gjysmë shtizë mbi shtëpinë madhështore të Althorp House në Northamptonshire. Në një postim në mediat sociale, ai publikoi foton e shtëpisë ku është rritur së bashku me Diana-n.
Diana vdiq pas një aksidenti automobilistik në Paris, në gusht 1997, kur ishte vetëm 36 vjeç.
Djali i të ndjerës, Princi William, e kaloi ditën privatisht me gruan e tij Kate Middleton dhe fëmijët e tyre: Princin George, 8 vjeç, Princeshën Charlotte , 6 vjeç dhe Princin Louis, 3 vjeç.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.