FB

September 1, 2021 | 9:56

Ja si u përkujtua Princeshë Diana nga familjarët dhe fansat 24 vite pas vdekjes

E marta e 31 gushtit shënoi 24 vjet nga vdekja tragjike e Diana-s, Princeshës së Uellsit. Ata që dëshironin të bënin nderimet për Princeshën, vizituan statujën përkujtimore të zbuluar së fundmi në Kopshtet e Pallatit Kensington, që do të jetë i hapur jashtë orarit të zakonshëm.

princeshe diana (14)

The Sunken Garden, ku është vendosur statuja e Diana-s, aktualisht është e hapur për publikun nga e mërkura deri të dielën, nga ora 10 e mëngjesit deri në 17:45 pasdite, shkruan “People”. Megjithatë kopshti ishte i hapur edhe dje, më 31 gusht, i cili përkon me përvjetorin e vdekjes së Diana-s.

princeshe diana (2)

Kopshti është shtëpia e mbi 4,000 luleve, përfshirë mbi 500 bimë livando, 300 tulipanë, mbi 200 trëndafila dhe 100 Forget-me-nots të preferuarat e mbretërive.

Vëllai i Diana-s, Charles Spencer, ngriti dje flamurin e familjes në gjysmë shtizë mbi shtëpinë madhështore të Althorp House në Northamptonshire. Në një postim në mediat sociale, ai publikoi foton e shtëpisë ku është rritur së bashku me Diana-n.

princeshe diana (7)

Diana vdiq pas një aksidenti automobilistik në Paris, në gusht 1997, kur ishte vetëm 36 vjeç.

Djali i të ndjerës, Princi William, e kaloi ditën privatisht me gruan e tij Kate Middleton dhe fëmijët e tyre: Princin George, 8 vjeç, Princeshën Charlotte , 6 vjeç dhe Princin Louis, 3 vjeç.

princeshe diana (8)princeshe diana (15)princeshe diana (11)princeshe diana (10)princeshe diana (9)princeshe diana (6)princeshe diana (5)princeshe diana (2)princeshe diana (1)

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top