Marrëdhënie

January 5, 2021 | 9:19

Jepini rëndësi vetes në një marrëdhënie

Ndjenja e të qenit viktimë e një narcizisti, veçanërisht në sferën sentimentale, nuk duhet të bëhet justifikim për të mos e bërë personalitetin tonë të rëndësishëm në marrëdhënie.

Të gjithë e dinë kuptimin e termit “narcizëm” dhe në veçanti se nga vjen ai. Miti i Narcisit është një nga më të njohurit dhe megjithëse ka pasur disa versione, nga ato Helene te ato Romake, mesazhi i tij është gjithmonë i njëjti: një lloj paralajmërimi moral për të rinjtë që të refuzojnë dashurinë e të tjerëve ashtu siç e duan ata. E di, e kam ulur mitin pak në kockë, por ky është kuptimi që ai është përpjekur të rrënjosë në mendjet e qenieve njerëzore për shekuj me radhë. Dashuria e tepërt për veten na bën të mos shohim dashurinë e të tjerëve dhe të trajtojmë keq njerëzit që na tregojnë këtë ndjenjë fisnike dhe të shëndetshme.

Që mitet kanë një mësim themelor moral kjo tashmë është e ditur që nga kohërat antike dhe kjo është arsyeja pse ato ishin një pjesë integrale e të mësuarit të çdo të riu që vendosi të ndiqte një kurs studimi. Sidoqoftë, jo vetëm letërsia, por edhe Frojdi u kujdes për mitet antikë në epokën moderne. Ai përdori gjerësisht mitet antike për të shpjeguar atë që vëzhgoi në klinikën e tij dhe për të riformuar mënyrat e vjetra të katalogimit të psikopatologjisë.

 

 

Burimi / https://www.psicologiacontemporanea.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top