Në fokus

July 14, 2018 | 9:28

Jeto në të tashmen, jeto me vetëdije!

Jetoni të tashmen. Dëgjoni zërin e atyre që ju rrethojnë. Ndjeni frymën që hynë dhe del nga trupi juaj. Vëzhgoni mendimet tuaja. Shikoni detajet e asaj që ju rrethon. Gjeni harmoni në të jetuarit të së tashmes me vetëdije.

Veprimi, lëvizja dhe dallgëzimet janë gjendja e zakonshme e jetës që na rrethon.

Ne vazhdimisht shkojmë me nxitim, urgjenca është ajo që na karakterizon në bërjen e gjërave, që na mban të zënë, që na bën të telefonojmë, të flasim, të lexojmë, të dërgojmë e-maile, të shfletojmë Web-in nga një faqe në tjetrën apo të shpenzojmë orë pafund përpara TV.

Ne jemi gjithnjë të lidhur, gjithmonë duke menduar. Duket se nuk ka kohë për t’u ngadalësuar dhe për të hyrë në vetvete, në harmoni me vetë tonë më të thellë. Ne ndihemi të kërcënuar nga mosbërja e diçkaje, ne gjithmonë duhet të jemi të zënë, një radhë në postë apo pritja për mjekun na bën nervoz dhe të shqetësuar.

E gjithë kjo ka një çmim: po humbim mundësinë dhe aftësinë për t’iu kushtuar meditimit, vëzhgimit dhe dëgjimit. Ne po humbim paqen dhe qetësinë e brendshme.

A nuk mund ta gjeni lehtë atë rreth jush?

Mundohuni të jetoni të tashmen me vetëdije sa herë që të mundeni. Mos mendoni për atë që keni bërë dhe çfarë duhet të bëni. Thjesht, jetoni momentin, këtu dhe tani. Mundohuni të imagjinoni veten në një jetë me më pak lëvizje, më pak nxitim, më pak veprim. Imagjinoni veten në një ekzistencë më harmonike dhe më të përqendruar. Mundohuni të bëni më pak çdo ditë. Kur ju mendoni se jeni duke lëvizur vrullshëm, merrni frymë dhe butësisht kthehuni në të tashmen.

Uleni shpejtësinë. Jini të vetëdijshëm. Gjeni lumturinë këtu, tani, në këtë çast, në vend që ta prisni dhe ta kërkoni atë diku tjetër. Shijoni të tashmen, përqafoni momentin. Është një thesar i çmuar dhe është gjithmonë i disponueshëm për ju.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top