FB

October 22, 2021 | 8:13

Jeto për atë që e nesërmja do të sjellë, jo për atë që e djeshmja të mori!

 

Përgatiti Besmir Guri, psikolog

E shkuara për disa persona mbartet nga kujtime jo fort të mira, melankoli në trishtim, dështime në përpjekje, gabime në zgjedhje, pendesa dhe pengje shpirtërore, ngjarje të dhimbshme traumatike, ndjesi zhgënjimi nga vetja apo persona të tjerë… duke i bllokuar në vetë/mundim se “gjërat mund të ishin ndryshe”.

Ndodh që vetëm për shkak të një dashurie të humbur në të kaluarën nuk dashurohet më, për shkak të një mashtrimi nuk besohet më, për shkak të një dështimi nuk tentohet më, për shkak të një zhgënjimi nuk shpresohet më, për shkak të një dhimbje nuk gëzohet më… si pasojë e së shkuarës nuk gjendet një e ardhme.

E shkuara ndër të tjera është pamundësi për ti ndryshuar gjërat që tashmë i përkasin asaj, ndërkohë që e ardhmja na thërret në mundësi të reja.

Kur përmbajtja e së shkuarës së papranuar na preokupon mendërisht, rezulton të shkaktojë luhatje të forta humori, sa që rrëmben energjitë për mundësitë e së ardhmes. Sigurisht që e shkuara nuk mund e as nuk duhet të jetë e shkëputur nga ne, por duhet të jetë aq e pranuar sa të na shoqërojë të tashmen drejt të ardhmes pa dëshpërim.

Pranimi i asaj që tashmë iku, bëhet fillimi i çlirimit të vetes në funksion të asaj që po vjen. Të jetuarit mund të barazohet me besimin dhe shpresën, të cilat nuk i përkasin të shkuarës.

Nga eksperienca të mira del që: prano të shkuarën për të besuar e shpresuar në të tashmen që të realizosh të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top