Marrëdhënie

May 10, 2018 | 10:28

Nga Esmeralda Birçaj: Ai që nuk rrezikon për ty nuk është për ty!

Jeta thonë, është shumatorja e zgjedhjeve të tua. Është mbledhja e të gjitha ç’ke bërë e çfarë s’ke bërë. Për sa ke bërë nuk është nevoja të pendohesh, sepse edhe për një moment ishte ajo që në të vërtetë deshe ta bëje.

alda-bircaj

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Të shqetësohesh për ato qe nuk ke bërë. Për ato që vetëm flisje, por nuk gjete asnjëherë fuqinë t’i realizosh. Të pendohesh për dobësinë që të mbijetoi kur duhet të çoheshe të gjeje forcën dhe le të humbisje. Të pendoheshe dhe të dëboje dashurinë që nuk rrezikoi për ty, nuk duroi për ty, nuk luftoi fare për ty.

Kur bie në dashuri është si të futesh në fushën e luftës pa armë. E vetmja armë e jotja je ti. Dhe që të mos ngatërrohemi, kundërshtari yt nuk është njeriu që dashuron, por të gjithë ata që ti i emërton si pengesa dhe detyrohesh t’i kalosh.

Të jesh i gatshëm të përplasesh me ta. Të jesh i gatshëm të thyesh turinjtë për atë dashuri, të luftosh për të.

dashuriLe të themi që ti je. Tjetri është. Shpejt ose vonë do e kuptosh. Do kuptosh nëse ai njeri është për ty. Mos pyet veten “si?”. Do e ndjesh! Do ta ndjesh që në momentin e parë që do e shikosh të rrezikojë për ty. Do rrezikojë për të qenë me ty. Do detyrohet të kalojë edhe veten e vet, frikërat e tij, pasiguritë e tij për të të pasur pranë vetes së vet.

Në qoftë se nuk lufton për ty, ik sa më larg të mundesh. Ik nga ai që mundohet të të shesë për kordele taftaje, fije bari të kalbura.

Ik nga ai që është rehatuar në sigurinë e zgjedhjeve të tij dhe nuk merr vendimin të rrezikojë veten e tij për ty. Ik nga ai që nuk lë çdo gjë që të të zgjedhë ty.

Nuk është për ty ai që llogarit kilometrat dhe jo vlerën e momentit kur do gjendet pranë teje. Çfarë ta bësh atë që ka frikë nga njerëzit që e rrethojnë, nga llafet e nga të sharat e tyre dhe nuk lufton për ty?

Për atë u bëre? Të ka ëndërruar?

Të jesh e dashuruar me një pabindur dhe të pafuqishëm? A është kjo përgjigja? Atëherë, je ti ajo që do përgjigjesh për zgjidhjet e tua dhe për fatin tënd. Në qofte së përgjigjja është “jo”, atëherë ngrihu dhe ik larg!

Larg nga sa nuk bëjnë vepër fjalët e tyre. Larg atyre që veshin këmishën e justifikimit dhe të zgjidhjes së lehtë, ndoshta nuk e dinë  që i del ngjyra gjatë larjes. Larg atyre që u ndjeve të shpërdorojnë kohën tënde të vlefshme për të plotësuar egoizmin e tyre. Larg atyre që kanë frikë të kthejnë dynjanë në anën tjetër vetëm e vetëm për një puthje dhe një përqafim tëndin. Larg atyre që nuk kundërshtojnë ligjet dhe rregullat se gjasme i duan.

I vetmi ligj në dashuri është që dashuria nuk i nënshtrohet ligjeve dhe rregullave.

Pra, pa e zbukuruar, do të thoja se: nëse njeriu që dashurove, është përshkrimi i të gjitha këtyre që thamë më lart, pra jo vetëm që nuk luftoi për dashurinë dhe në të njëjtën kohë për ty, por nuk u fut fare në fushën e betejës.

Spektatorë janë shumë. Heronj që durojnë dhe ia dalin mbanë janë pak. Ndaj, futu edhe ti në mes të betejës dhe do t’i gjesh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top