FB

March 4, 2021 | 8:07

Jetojmë një jetë që nuk është e jona, por ajo e prindit që e konsiderojmë më të dobëtin, më të pafat

 

Për të paguar borxhin që ndiejmë ndaj atij që na ka lindur, për t’i dhënë atë lumturi që edhe kur ishim fëmijë pamë se nuk e kishte, ne bëhemi ai / ajo. Është një akt i pabesueshëm dashurie. Heqim dorë nga jeta në mënyrë që ta bëjmë të jetojë prindin tonë që kemi parë të vuajë.

2

Mendojmë ta shpëtojmë, duke u shndërruar në ai/ajo. Mendojmë t’i japim atij atë përmbushje, atë kënaqësi, atë lumturi që do të kompensojë fatkeqësinë e tij. Të gjithë e bëjmë.

Kështu që kontrolloni mënyrat, shijet, zakonet, sjelljet, besimet tuaja, dhe do të shihni se ato do të jenë ato të nënës ose babait tuaj. Dhe ato nuk vijnë nga gjenetika apo transmetimi trashëgimtar, por nga pakti i besnikërisë që keni bërë energjikisht me të.

Tani, megjithatë, e keni kuptuar se nuk ishte e mundur të shpëtonit prindin, deri tani e keni kuptuar që sakrifica juaj nuk vlente asgjë. Duhet ta merrni jetën tuaj përsëri në dorë dhe të jetoni vërtetësinë tuaj.

Lëreni prindin që e keni dashur më shumë se veten. Sepse tani nuk është më dashuri, por një zinxhir që të pengon të jesh i lumtur dhe që as ai / ajo nuk jep ndonjë kontribut të dobishëm.

Energjikisht, zgjimi i shpirtit tonë dhe realizimi i thelbit tonë do t’i çlirojë prindërit dhe paraardhësit tanë. Dhe në çdo rast ne do ta thyejmë atë simbiozë energjike që na mban përsëri në rolet tona, e cila na pengon neve dhe atyre të vazhdojmë rrugën, e zhvillimit.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo, Lucia Goldoni psikoterapeute

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top