FB

May 1, 2026 | 0:01

Leda Meçe, gruaja që mposhti kufijtë

Një rrëfim ekskluziv që nis nga rrënjët e forta të Tepelenës, tek rilindja në Romën e viteve ’90, ku familja e madhe u bashkua.
Prej 3 dekadash, nga shoqata “Alba” te “Sconfinando” në Bergamo, Leda Meçe u bë zëri i emigrantëve shqiptarë, por jo vetëm, duke i mbrojtur dhe ndihmuar që të orientohen para problematikave më të vështira me të cilat përballeshin.

0

Profesioniste, nënë dhe gjyshe, ajo e shndërroi dhimbjen e djeshme në forcë, duke i ardhur në ndihmë vogëlushit Roel dhe qindra të miturve të tjerë në kërkim të shëndetit. 
Me aktivizimin e saj social e politik, zemërgjerësinë e një komuniteti bashkëkombës dhe me mbështetjen e miqve besnikë, ajo sfidoi sistemet për të mbrojtur njeriun, sepse për Ledën, solidariteti nuk ka as kombësi dhe as kufij gjeografikë.
Sot, Qytetare Nderi e Bergamos, mes mijëra bekimesh dhe mirënjohjesh njerëzore, Leda Meçe mbetet gruaja me zemër të madhe, që zgjodhi të jetojë përtej vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top