Dëshmi

August 22, 2018 | 14:17

“Jetojmë si mos më keq”, vajza nga Kavaja bën thirrje për ndihmë. “Gatuajmë në banjë, hamë në tokë”

Nga Orjona TRESA

Ata janë pesë vetë në familje. Babai, nëna, dy fëmijët dhe vajza e vogël, 14-muajshe. Jetojnë në kushte mizerabël. Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e familjes u kthye në shtëpi pas një martese të dështuar. Drama u shtua kur ajo erdhi bashkë me foshnjen e saj. Pa të ardhura dhe pa një mbështetje konkrete nga babai i fëmijës.

1Jetojnë në Kavajë. Në një strehë sa për të siguruar kokën. Mjaft që të jenë të rrethuar nga një mburojë që të mos hyjë shiu dhe era. Flenë mbi dhe në tokë pasi aq mundësi kanë. Një mjerim që heshtazi nuk bën aq zë sa dikush të kthejë kokën e të dijësohet se ka dhe njerëz të tillë që duhen parë dhe ndihmuar.

“Jetojmë si mos më keq” më pohon vajza e madhe e familjes, së cilës i vjen rëndë për kushtet ku ndodhen. Kërkon të ruajë anonimatin, pasi në një qytet me mendësi, përflitesh, gjykohesh e shihesh me përçmimin më të madh të jetës. Ajo më thotë se ka ardhur një pikë që nuk mundet t’ia dalin dot vetëm. Janë pa punë dhe asnjë ndihmë ekonomike, përveç kempit të të vëllait, i cili është i sëmurë. Fizikisht dhe psikologjikisht ndihen të pafuqishëm. U janë drejtuar edhe shoqatave bamirëse, atyre që plot raste i kanë bërë mediatike, duke u ofruar ndihmë konkrete.

“Gatuajmë në banjë, hamë në tokë, nuk kemi enë të përtypim atë që mund të sigurojmë”…

Ky refren i ditë pas dite, e bëri të guxojë e të na shkruajë edhe ne, duke kërkuar ndihmën e të gjithë lexuesve që na ndjekin. Disponojmë kontaktet e familjes në Kavajë, për t’iu përgjigjur reagimit pozitiv.

3Jemi ende në atmosferën e festës së Kurban Bajramit, “festës së flijimit”, ndërsa kjo familje duket se po kalon sprovën më të madhe.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top