Këshilla & Arsye

January 5, 2021 | 8:08

Jetoni sepse mundeni!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

E bëni jetën tuaj të vlefshme për të jetuar. Jepini kuptim dhe frymë. Ndjeni gjithçka që bëni me të gjitha shqisat tuaja në maksimum!

5-must-visits-for-glasgow-scotland-_-fashion-blog-from-germany-_-modeblog-aus-deutschland-berlin

Mendoni se sa kohë humbni për gjithçka që dëshironi të keni dhe kaloni në gjëra të vogla pa përmbajtje!

Jetoni çdo minutë sikur të ishte e fundit!

Momenti ku jetoni tani nuk do të vijë më kurrë. Çdo gjë që ju ndodh është po aq unike sa ju. Jetoni, është gjëja më e mirë për të bërë.

Merrni frymë thellë kur zgjoheni në mëngjes. Falenderoni që ekzistoni dhe jeni mirë.

Ndjeni dhe përqendrohuni në ato që keni dhe mos e përqendroni energjinë tuaj në mungesë dhe mjerim.

Aty ku ju përqendroheni, e rritni dhe e krijoni atë.

Kështu që krijoni me zgjuarsi jetën që dëshironi të keni dhe filloni ta vizualizoni atë çdo minutë.

Shikoni aty ku doni të shkoni përndryshe do të arrini atje ku shikoni.

Filloni përpara se vitet të kalojnë.

Mendoni: Çfarë është e rëndësishme për ju, pyesni dhe merrni…

Kurrë mos kini frikë nga vitet që kalojnë, por kini frikë

për jetën që nuk e keni jetuar…

Dhe më besoni, sepse mundeni!

Besimi lëviz malet!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top