Studim

January 5, 2021 | 8:04

Çfarë shkakton bërja e detyrave në shtëpi?

Në shekullin e 20-të, angazhimi për të bërë detyrat e shtëpisë ishte më i vështiri. Lista e lëndëve që mësohen në shkolla mund të ketë qenë pak më e shkurtër, por nuk kishte internet (përveç dekadës së fundit) dhe lidhjeve celulare, gjë që i bëri studentët të mbështeten te vetja në shumicën e rasteve. Tani situata është ndryshe. Aplikacionet dhe shërbimet e ndryshme në internet ndihmojnë në bërjen e detyrave te shtëpisë dhe lidhja me miqtë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Akoma më shumë, disa pika kryesore në lidhje me rezultatet, menaxhimin e kohës, etj, nuk kanë ndryshuar.

1

Teknologjitë që erdhën kryesisht në prag të shekujve kanë ndryshuar procesin e të bërit të mësimeve, por ato nuk i kanë ndryshuar studentët si qenie njerëzore. Kishte dhe ka një kategori studentësh që punojnë në mënyrë të sforcuar dhe të gatshme, si dhe atyre që janë të zellshëm dhe të përgjegjshëm. Tiparet individuale të njerëzve kishin dhe kanë ndikim thelbësor në rezultatet e punës së tyre.

1-Shumë punë, mund të shkaktojë depresion. Një fakt i provuar: më shumë detyra shtëpie e çon studentin në depresion si dhe i ul notën.

2-Bërja e detyrave në shtëpi zhvillon ndjenjën e përpikërisë. Në jetën e të rriturve, të gjithë njerëzit duhet të përmbushin disa afate. Ata që janë mësuar të jenë studentë kanë më shumë gjasa të jenë të përgjegjshëm dhe të përpiktë.

3-Ngarkesa e tepërt e punës inkurajon mashtrimin. Duke qenë të mbingarkuar, fëmijët përdorin kopjimin nga shokët e tyre të klasës. Pastaj, ata marrin nota të mira, gjë që forcon besimin e tyre se mashtrimi është një mënyrë e mirë për t’ia hedhur paq.

Stressed student sitting in a classroom at a table while doing a test
4-Bërja e detyrave të shtëpisë nuk duhet të zgjasë më shumë se 3 orë në ditë. Sigurisht, numra të tillë janë shumë individualë. Akoma, nëse zbuloni se keni kaluar shumë kohë me mësimet tuaja, vizitoni këtë sit për të bërë detyrën tuaj në shtëpi nga njerëz të tjerë.

5-Fëmijët kanë nevojë për ditë pushimi. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga shekulli i 20-të: duhet të ketë ditë krejtësisht pa studime çdo javë.

6-Ngarkesat e punës tani dhe pastaj janë të njëjtat. Studentët modernë nuk kanë arsye të ankohen për sasinë e punës që u është caktuar. Të ngjashmit e tyre të shekullit 20-të nuk u kursyen gjithashtu.

7-Studentët vizituan bibliotekat në shekullin e 20-të 10 herë më shpesh.

8-Më shumë detyra shtëpie nuk çuan (dhe nuk çojnë) në arritje më të larta në jetën e të rriturve.

Vlera e tyre akademike është dukshëm më e lartë për maturantët.

Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi “P.N.Luarasi” / Burimi johngonzales.atavist.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top