Mirëqenie

December 28, 2017 | 9:16

Jo suplemente të acidit folik pas tre mujorit të parë të shtatzënisë, pasi mund të rrisë riskun për alergji tek fëmijët

Studimi është i freskët fare. Është publikuar nga vetë faqja zyrtare e The University of Adelaide në 22 dhjetor të 2017.

1

Acidi folik është i rëndësishëm para konceptimit dhe në tre mujorin e parë për të minimizuar riskun për defekte të fetusit dhe sistemit të tij nervor.

Por studimet në kafshë sugjerojnë se vazhdimi i marrjes së këtyre suplementeve pas muajit të tretë, mund të reduktojë mbrojtjen natyrale nga alergjitë.

‘Marrja e acid folik gjatë tre mujorit të parë është i rëndësishëm për të reduktuar riskun e defekteve të tubit neural ‘,- thotë dr. Kathy Gatford nga Robinson Research institute.

 Gjithsesi vazhdimi i marrjes së këtyre suplementeve në stadet e mëvonshme të shtatëzanisë, rrisin riskun për alergji. 
Studimi u publikua edhe në edicionin e lajmeve 7 news Sydney ku mund të dëgjoni edhe vetë intervistën e dr. Kathy Gatford. Ndërkohë ushqimet më të pasura me acid folik janë perimet e gjelbra,brokoli, portokalle,avokado, arrat, farat, lakrat e brukselit, specat, panxhari i kuq etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top