FB

December 18, 2021 | 8:14

Jo vetëm Dashi dhe Binjakët, ja 6 çiftet e shenjave të horoskopit që janë më të lidhur në dashuri

Kur fillojmë një lidhje, shpesh nuk i kushtojmë shumë rëndësi shenjës së cilës i përket tjetri. Prandaj ne i shpërfillim shenjat e qarta se personi që kemi përballë nuk është aspak i pajtueshëm me ne. Megjithatë, kur jemi në kërkim të një lidhjeje serioze, duam të kuptojmë nëse po e humbim kohën kot apo kemi gjetur një shpirt binjak. Sigurisht që nuk ka një përgjigje përfundimtare dhe jeta është plot me dyshime. Por ndoshta horoskopi mund të na ndihmojë ose të paktën të konfirmojë dyshimet, duke na shtyrë të bëjmë vlerësimet e duhura për jetën tonë në çift për mirëqenien tonë dhe të partnerit.

Le të fillojmë me çiftin Dashi dhe Binjakët, një nga më magjepsësit e zodiakut. Në fakt, të dyja këto shenja tërhiqen fort nga risitë. Ndaj dhe jeta e tyre në çift sigurisht nuk do të jetë e mërzitshme, por përkundrazi, në ndryshim të vazhdueshëm. Dashi është një shenjë shumë e fortë që i pëlqen të tërheqë vëmendjen. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse faza e joshjes është më e nxehta. Binjakët sigurojnë që ky pasion të mos shuhet, falë karakteristikave të tyre që vlerësohen shumë nga shenja tjetër: bujarinë, besnikërinë dhe forcën. Edhe pse besnik, Binjakët mund të dorëzohen para ndonjë tundimi.

Çifti tjetër i lidhur ngushtë është ai i formuar nga Demi dhe Gaforrja. Është një çift i qëndrueshëm, i bazuar në dashuri dhe besnikëri të palëkundur. Mesa duket ata janë një çift në harmoni, por pa një shkëndijë të veçantë. Në realitet, shkëndija është aty: në intimitetin e dhomës së gjumit.

Kemi ardhur te mbreti i zodiakut, Luani. Kjo është padyshim një shenjë autoritare dhe ambicioze me një ego që mund të jetë e bezdisshme dhe e padurueshme për një numër të madh shenjash. Ajo me të culën shkon më shumë është shenja e Peshores, e cila me ekuilibrin e saj di të marrë partnerin, pa ia zbehur iniciativën. Kjo është veçanërisht e vërtetë midis çarçafëve!

Ndër çiftet më të lidhur është ai i dy shenjave të tokës, Virgjëreshës dhe Bricjapit. Të dy i kanë këmbët të ngulura fort në tokë. Ata janë mjaft seriozë, të ndërgjegjshëm dhe praktikë që mbështeten shumë në angazhimin dhe aftësitë e tyre, duke aspiruar përsosmërinë. Kjo anë e ngarkuar dhe disi maniake mund të bezdis një numër të madh shenjash. Megjithatë, Virgjëresha dhe Bricjapi e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur, duke krijuar një mënyrë jetese plot harmoni.

Në anën tjetër të spektrit gjejmë një çift vërtet të nxehtë: Peshqit dhe Akrepin. Ky çift, në fakt, karakterizohet nga ndjenja të forta, të shprehura me besnikëri të madhe, dashuri dhe respekt të thellë. Akrepi është gjithashtu një nga më sipërmarrësit nën çarçafë, por di të stimulojë edhe intelektin e partnerit. Në fund të fundit, është një nga dy shenjat më të zgjuara të zodiakut. E vetmja gjë ndaj të cilës duhet treguar kujdes është xhelozia e tij. Megjithatë, Peshqit kanë një zgjedhje të gjerë, duke qenë të ëmbël, altruistë dhe të dashur, ata kalojnë shumë mirë edhe me Gaforren dhe Virgjëreshën.

Çifti i fundit është një nga më çuditshmit dhe më imagjinativ që mund të krijohet. Shigjetari-Ujori janë të dy ëndërrimtarë të mëdhenj. Ata lënë shumë hapësirë për lojë dhe është e lehtë të argëtohesh me ta, pasi e marrin jetën lehtë. Kryefjala, veçanërisht për Ujorin, është liria. Pra, ata nuk do të shkonin fare mirë me një partner posesiv – është mbytëse. Gjithashtu për këtë arsye, Ujori formon një çift perfekt me të tjerët të së njëjtës shenjë. Nga ana tjetër, mund të jetë befasi të dish se ai gjithashtu mund të jetë në harmoni të madhe me Akrepin. Por në fund të fundit, ju e dini, të kundërtat tërhiqen.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top