Këshilla & Arsye

July 14, 2020 | 8:03

Juliana Dulla: Ankthi gjatë shtatzënisë, mos e izolo frikën tënde, kërko ndihmë!

Tek çdo grua shtatzënë po të vëmë re gjatë një bashkëbisedimi, dëgjojmë biseda të cilat përfshijnë shqetësime të tilla si merak ose frikë për ecurinë e saj dhe procesin e lindjes.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Ato shqetësohen për nivelin e të vjellave, shqetësohen nëse ushqimi që ato konsumojnë është mjaftueshëm edhe për bebin gjithashtu nëse kanë qenë gati fizikisht shëndetshëm për pritjen e një shtatzënie (femrat që janë konsumuese të duhanit apo alkoolit). Femrat të cilat kanë provuar ankth para shtatzënisë janë të njohura pak a shumë me simptomat e tij. Shpesh ato mendojnë që do të jenë“nëna të mira” dhe se nuk janë të gatshme për t’u kujdesur për fëmijën e tyre. Për këtë arsye ato kanë ndjenja faji dhe turpi prandaj edhe nuk kërkojnë ndihmë por e izolojnë problemin brenda vetes.

-Në këtë pritje të ëmbël kujdesuni për veten tuaj duke i dhënë përparësi jo vetëm dietës ushqimore por edhe gjendjes shpirtërore e asaj mendore.

-Kujdesi për veten gjatë kësaj periudhe i shkon automatikisht edhe kujdesit për bebin.

Mos e izolo frikën tënde, kërko ndihmë!

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top