Këshilla & Arsye

July 27, 2020 | 8:22

Juliana Dulla: Ndarja e përjetshme proces i vështirë por jo i pamundur për t’u kaluar shëndetshëm shpirtërisht dhe psikologjikisht

 

Humbjet e njerëzve të dashur lënë gjurmë tek çdo kush, ndonjëherë dhe në forma traumatike. Ndjenjat e hidhërimit dhe pikëllimit, shpesh edhe ajo e zemërimit, na shoqërojnë pothuaj të gjithëve. Është e rëndësishme që ky proces të kalojë ashtu si personi e ndjen dhe jo ta represojë (ndrydhë) dhimbjen për t’u dukur më i fortë.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Përjetimi i dhimbjes është përgjigja më normale dhe natyrale me të cilën personi reagon ndaj ngjarjes që i ka ndodhur. Individët janë të ndryshëm po ashtu edhe humbjet i përjetojnë në mënyrë individuale. Përjetimi i humbjes ka rëndësi të madhe përsa i përket shërimit shpirtëror dhe psikologjik gjatë kalimit të zisë. Ka një moment kur pikëllimi është tepër i pranishëm në jetën e njeriut dhe fillon të ndjejë zemërim, frikë, ndjenja faji etj. Ky është një moment i cili nuk duhet anashkaluar dhe nëse ndiheni të pikëlluar edhe pas disa muajve (3 e më shumë) është mirë të kërkoni ndihmën e një psikologu për ta kaluar më lehtë dhe shëndetshëm. Procesi i zisë kalon në disa faza.

Faza e mohimit

Në këtë fazë personi nuk e pranon humbjen, e represon dhimbjen në vend që të qajë dhe të shprehë dhimbjen, gjë e cila e përkeqëson gjendjen e tij.

3Faza e zemërimit

Shpesh për humbjen e personit të dashur, njerëzit shfaqin ndjenjën e zemërimit kundrejt dikujt tjetër si për shembull: mjekut, Zotit ose edhe kundrejt personit që ka vdekur në rast se është vetëvrarë.

Faza e pendimit

Çfarë mund të kisha bërë unë për atë person, çfarë bëra unë për ta parandaluar vdekjen e tij, ndjenjat e fajit nëse kanë bërë aq sa duhet si dhe ndjenja faji për konfliktet apo mosmarrëveshjet në marrëdhënien e tyre.

Faza e pranimit ose e kundërta e depresionit

Në këtë fazë njeriu që e ka pranuar realitetin, fillon dhe shkarkohet emocionalisht, pra, e ka kuptuar që është një ngjarje e pakthyeshme dhe dalëngadalë fillon të kërkojë hapësira të reja. E kundërta ndodh me personat që vazhdojnë të mos e pranojnë humbjen. Ata bëhen obsesivë duke folur vetëm rreth humbjes, qajnë shumë shpesh për personin e humbur, kanë pagjumësi, ankth, ndihen bosh dhe gjithçka që ndodh rreth tyre s’ka kuptim.

2

Në trajtimin e procesit të zisë kanë treguar efikasitet terapia kognitive-bihejviorale, psikodinamike dhe nga përvoja ime si terapiste EMDR mund të them që kjo e fundit (terapia EMDR) ka ndikim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në tejkalimin e këtij procesi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top