Këshilla & Arsye

July 27, 2020 | 8:38

Lindita Kërçyku: Sugjerime për formësimin e sjelljeve dhe një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët

 

Hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm është vendosja paraprakisht e caqeve dhe kufijve të arsyeshëm. Fëmijës i bëhet e ditur çfarë është dhe çfarë nuk është sjellje e pranueshme (para se ai të bëhet përgjegjës për sjelljen).

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Nëse ju si prindër nuk e keni përcaktuar më parë, atëherë mos e kërkoni si detyrim.

*Kur fëmija kupton pritshmëritë që priten prej tij, atëherë ai ndjehet përgjegjës për sjelljen e tij.

Megjithatë në shumë raste fëmijët konfrontohen me autoritetin prindëror, duke e sfiduar atë me kokëfortësi në “beteja” të vogla të situatave në përditshmëri.

Pikërisht ky është momenti kur ju si të rritur duhet të fitoni qartë dhe të sigurtë këto “beteja”.

1

Nëse ju si prindër lejoni t’i humbisni këto beteja për arsye si: dhembshuria, të qarat, të bërtiturat apo gjykimi nga të tjerë, atëherë fëmija sheh tek ju një dobësi e cila forcon pak nga pak sjelljet sfiduese kundrejt autoritetit dhe jush.

*Prindërit duhet të bëjnë dallimin mes kokëfortësisë së qëllimshme dhe gabimeve fëminore.

P.sh: Kur një fëmijë harron të ujisë lulen, ushqejë macen apo rregullojë krevatin, duhen kuptuar këto sjellje tipike fëminore.

Me butësi dhe si strategji të mirë u duhet mësuar si të veprojnë më mirë dhe me përgjegjshmëri.

Nëse fëmija nuk reagon pozitivisht, atëherë i jepen disa detyra qartazi: të punojë për të “paguar”, apo të privohet nga një aktivitet apo artikull i dëshiruar për një periudhë të caktuar.

*Inkurajim dhe mësim pas konfrontimit, ky është hapi i radhës.

Përqafoje butësisht, foli me ëmbëlsi dhe qartësi pse ai u ndëshkua dhe tregoji se si mund ta shmangë atë herë tjetër.

Ky është momenti i artë ku komunikimi ndërton marrëdhënien prind-fëmijë, plot dashuri dhe besim ndaj njëri-tjetrit.

*Shmangia e kërkesave të parealizueshme.

Duhet bërë kujdes në atë çfarë u kërkohet fëmijëve. P.sh: Kur ai nuk tregon aftësi për një aktivitet të caktuar apo mos realizimi i një objektivi në kundërshti me moshën apo fizikun e tij.

Kërkesat e parealizueshme e vendosin fëmijën në një konflikt emocional të dëmshëm për të.

*Rruga e duhur për çdo arritje vjen nëpërmjet dashurisë.

Lëreni dashurinë të jetë karakteristikë e marrëdhënies me fëmijët dhe kështu do të vijë e shëndetshme, pavarësisht disa gabimeve prindërore të pashmangshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top