Posta

March 21, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Të jesh apo jo i sinqertë?!

postaMes nesh kishte shumë sintoni, lumturi në të qenit bashkë, dashuri. Ndiheshim në thellësi. E falnim njëri-tjetrin. Në fillimet e njohjes, i rrëfeva për marrëdhënien time të vjetër me punëdhënësin tim në atë kohë, të cilin ai e njihte, por nuk e vlerësonte. I shpjegova se shihja tek ai një njeri të fortë, që më pëlqente dhe pastaj shumë shpejt kuptova se nuk ishte një histori e shëndetshme për mua. Dhe i dhashë fund. I dashuri më gjykoi për këtë, më tha se nuk ishte një histori që përputhej me mua. “Por si qëndruat me një njeri të tillë?” më tha duke shtrembëruar fytyrën, ndërsa unë u ndjeva e fyer, por u përpoqa ta kuptoj. Pas kësaj përvoje kisha frikë t’i tregoja histori të tjera të së shkuarës. Ndonjëherë kam treguar edhe gënjeshtra për hir të marrëdhënies. Kisha frikë ta humbisja. Por, nga ajo ditë i fejuari humbi besimin tek unë. E përjetonte si tradhti. Më thoshte se nëse e doja vërtet, nuk do të arrija t’i thosha gënjeshtra. I hapa zemrën, kjo duhej t’i mjaftonte. Për të marrëdhënia duhej të merrte fund sepse nuk garantonte të  ardhmen tonë, kishte frikë se, nëse një ditë do të ndeshej me një tjetër gënjeshtër, kjo do ta lëndonte shumë. Pavarësisht fjalëve, u përpoqëm t’i jepnim kuptim lidhjes edhe për disa muaj, por sërish diçka nuk shkonte. Në mënyrë të pashmangshme arritëm në fundin e lidhjes, duke u grindur, duke i bërë keq njëri-tjetrit. Ishte një vuajtje e madhe dhe nuk dinim më ç’të bënim. Më lëndon ky fund, ashtu siç nuk mund të parashikoj dot një lidhje të re.

 

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese. Të tregohesh e sinqertë në marrëdhënien tuaj, është e rëndësishme, po aq sa është e rëndësishme të tregoheni e sinqertë me veten tuaj. Çdo marrëdhënie në të cilat ne përfshihemi, është e rëndësishme të kuptojmë rëndësinë që ato kanë pasur për ne.

Nëse qëndrojmë me një person, nuk janë zgjedhje të rastësishme. Ne shkëmbejnë ndjesi, eksperienca dhe mësojmë shumë për veten dhe rreth tyre.

Nëse nuk respektojmë të kaluarën tonë afektive me të tjerët,  atëherë do ta kemi të vështirë të respektojmë vetveten dhe do të ndihemi në “gabim” sa herë që mendojmë për ato. Këto janë zgjidhje të përkohshme në një marrëdhënie partneritetesh.

Nëse do të pranoni të pavërteta mbi të kaluarën tuaj, atëherë keni nisur një betejë me të vërtetën e vetëdijes suaj, e cila ju nxit në mendje konflikt mbi realitetin. Është e vështirë të mbash peshën e përgjegjësisë, e mohimit të realitetit.

E kuptoj rëndësinë për të kënaqur marrëdhënien tuaj aktuale, duke i krijuar besimin partnerit rreth një të kaluare të shtrembëruar, por është e rëndësishme të filloni të respektoni më shumë veten tuaj dhe, si rrjedhojë, të kaluarën tuaj si pjesë përbërëse e saj. Kështu, të tjerë rreth jush do t’ju respektojnë më shumë, pasi ky është një “kusht” i rëndësishëm për të bashkëvepruar me ju si partnerë “të shëndetshëm”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top