…Shumë shpejt zbulohet një linjë ekskluzive që mban vulën LUANI!
Me siguri e keni vënë re shprehjen: “Cila është zgjedhja juaj?”, teksa ecnit nëpër qytet gjatë janarit. Shumë e dinë cila është zgjedhja e tyre, por për ata që akoma nuk e kanë të qartë, ju njohim me përgjegjësit kryesor për kujdesin optik të shqiptarëve.
Optika Luani vendosi ta nisë 2025-ën duke i prezantuar publikut transformimin e imazhit të tij, e bashkë me të një vizion të ri për t’i ardhur më pranë secilit prej klientëve, të rinj e të vjetër. Me të njëjtin përkushtim, si në ditën e parë, Optika Luani do t’i veshë risitë me një tjetër prezantim brand-imi, që pritet të emocionojë klientët e besuar e të rinj me kujdesin ndaj detajeve.
Ky vit ka nisur me vrullin e ndryshimeve e përmirësimit, teksa të gjithë bëhen dëshmitarë të zgjerimit të shërbimeve dhe produkteve në Optika Luani. Me ju dëshmitarë, dyqanet tona në gjithë Shqipërinë do të transformohen dhe ne do rritemi me mbështetjen dhe besimin e klientëve që na ka shoqëruar prej ditës së parë.
Tashmë të gjithë e dinë se trendet kalojnë më parë nga Optika Luani dhe me vizionin e ri, secilit prej tyre do t’i jepet vëmendja e merituar. Edhe këtë vit, lideri në fushën e kujdesit optik, do të sjellë i pari në Shqipëri, brand-et më të njohura në botë, emrat më të kërkuar dhe syzet më të komentuara të momentit.
A e keni zbuluar cila është zgjedhja juaj?
Së shpejti një linjë ekskluzive që mban vulën LUANI!
Me eksperiencën 11-vjeçare në fushën optometrisë, Optika Luani do të prezantojë së shpejti një linjë ekskluzive të syzeve të diellit. Dizajnet e krijuara nga profesionistët e fushës, janë krijuar për të përmbushur nevojat e çdo klienti për rehati dhe mbrojtje maksimale. Frymëzuar nga transformimi i përditshëm i industrisë së optometrisë, Optika Luani do ofrojë një produkt cilësor që shkon paralel me zhvillimet teknologjike në botë për krijimin e produkteve optike.
Ristë kalojnë më parë në Optika Luani, ty të duhet vetëm të na ndjekësh për t’i zbuluar i pari!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.