Studim

April 27, 2018 | 13:43

Kafeja rrit potencialin seksual te meshkujt

Një studim i një grupi shkencëtarësh britanikë arriti në përfundimin se ushqimet e pasura me antioksidues janë në gjendje të përmirësojnë potencialin riprodhues tek meshkujt, shkruan “Science Journal”.

Kafeja dhe çaji janë shumë të pasur me antioksidues, ashtu si vera e kuqe apo vajrat bimorë, midis të cilëve radhitet edhe vaji i ullirit.

Sipas studimeve të kryera në një klinikë në Londër, midis 1 mijë pacientëve me probleme të potencialit seksual, shumica dërmuese kishin mungesë të këtyre përbërëse në trupin e tyre.

Një mashkull në 12 të tillë vuan nga aftësia e ulët riprodhuese. Ekspertët premtuan thellim të studimit, për të kuptuar më mirë rolin e antioksiduesve në shëndetin seksual.

Burimi / http://top-channel.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top