Posta

April 27, 2018 | 13:51

POSTA nga Denata Toçe / Vuaj për nënën time

Prindërit e mi patën një krizë familjare që ishte tepër e rëndë. Mamit iu desh të largohej nga shtëpia, se babi u bë shumë agresiv kohët e fundit. Tani, janë bashkuar, por mami në më të shumtën e kohës është me dhimbje koke, shfaq shumë shqetësime mendore si, stres i theksuar. Në pamundësi të një kontrolli te mjeku, dua të pyes, a ka ndonjë qetësues rrethanor për këtë rast që mami të ndihet më mirë dhe jo e rraskapitur. Ju falënderoj!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur. Fëmijët janë ata, një nga arsyet kryesore, për të cilët prindërit luftojnë shumë gjatë që të qëndrojnë së bashku edhe pse midis tyre gjërat shkojnë jo shumë mirë. Marrëdhënia e tyre mund të ketë pësuar ndryshime mjaft serioze, dëmtuese nga natyra dhe sërish ata u rivijnë lidhjes për të mos sjellë ndryshime të cilat duket se janë po aq shqetësuese sa edhe vet marrëdhënia.

Në këto raste është mirë që të shikohet se në cilën situatë partnerët janë ose ndjehen më mirë, pavarësisht se mund të ketë të tretë, siç janë fëmijët në këtë rast, të cilët mund të shqetësohen me të drejtë. Pra, shqetësimi juaj për ndarjen e prindërve mund të jetë i madh, por akoma më i madh mund të jetë mirëqenia e prindërve.

Ata meritojnë të ndërmarrin veprime për marrëdhënien e njëri-tjetrit, të cilat do të mund të sjellin pasoja për përmirësim të gjendjes si fizike ashtu edhe psikologjike në të ardhmen.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top