Dëshmi

July 19, 2018 | 10:24

Kelly vjen me një “mesazh” për ty, për mua… për dashurinë! (VIDEO)

Nga Orjona TRESA

Mund të përkojë me një çast të paharrueshëm për dikë që zgjedh muzikën të interpretojë ndjenjat. Një mesazh dashurie mund të shndërrohet në një përçues emocionesh, por kur vjen përmes këngës, merr tjetër vlerë. Ka zgjedhur ta sjellë në verë krijimin e tij më të fundit, në bashkëpunim me një tekstshkrues të talentuar të brezit të ri. Kelly, një kantautor i njohur në brezin e muzikantëve të pas viteve 2000, shquhet për vokalin dhe notat e veçanta muzikore që përcjell në krijimet e tij.

kellyok

Diçka më shumë për mesazhin e këngës?

Kënga titullohet “Mesazh”, dhe flet për një dashuri që lind krejt natyrshëm, për t’u shndërruar më pas në një ndjenjë të rëndësishme për të dy. Në fakt, unë gjithmonë i shkruaj vetë tekstet e këngëve të mia, natyrisht edhe për këngëtarë të tjerë, por këtë rast vendosa të bashkëpunoj me një nga tekstshkruesit më të mirë, Endrit Mumajesin. Sapo e pashë tekstin thashë: ok, ky do jetë teksti i këngës time.

A ka një arsye pse e sollët në verë?

Kënga vjen pas dy këngëve të publikuara këtë vit, “Melody” dhe “Kudo që jam”, vendosa që kjo këngë të vinte në verë për arsye të ritmit latin që sjell. Të bën të kërcesh kur e dëgjon. Këngë të tilla janë ato që dëgjohen më tepër në verë.

Çfarë ju tërheq në aspektin tematik për të realizuar krijime?

Më pëlqen t’i shkruaj e t’i këndoj dashurisë. Mendoj që është ndjenja më e bukur e që të frymëzon më tepër.

kelly2Ndikon realiteti në muzikën tuaj?

Realiteti ndikon patjetër në muzikën që bëj. Ne artistët ndonjëherë gjejmë frymëzim nga gjëra shumë të vogla.

Sa emotiv ju bën muzika?

Ndodh shpeshherë që përhumbem në tingujt e një kënge. Thonë që një artist i ndjen gjërat dyfish më shumë se njerëzit normalë. Sigurisht që jam emotiv sado që mundohem ndonjëherë të kontrolloj emocionet.

Çfarë ju krenon prej muzikës?

Kënga me të cilën krenohem më tepër është “Nuk di” me Grupin Upstream. Edhe pse ka kaluar mbi 10 vjet nga publikimi i saj, vazhdon të këndohet nga çdo njeri dhe çdo moshë kur e këndoj në performancat e mia live.

Tingulli që ju identifikon më së shumti?

Nuk do thoja që identifikohem me një tingull. Që prej fillimit tim jam vlerësuar dhe identifikuar me anë të zërit tim. Dallohem kollaj!

kelly1

Pushimet, moment për relaks apo punë?

Pushimet mundohem t’i shijoj me familjen edhe pse koncertet e shumta gjatë verës ndonjëherë bëhen pengesë. Shtatori është muaji më i qetë për sa i përket koncerteve dhe zakonisht muaji i pushimeve. Por gjithashtu do jetë edhe muaji në të cilin shpresoj të publikoj projektin tim të radhës.

https://www.youtube.com/watch?v=2fbUl5Q2jX8&feature=youtu.be

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top