Studim

July 19, 2018 | 10:27

Zbulohen fakte të reja për produktet e qumështit

Studimi i ri i Universitetit të Texasit thekson që yndyrat e ngopura në kos, djathë, gjalpë dhe qumësht nuk shtojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Madje thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, zvogëlojnë me 42 % rrezikun për sulm në tru.

Qumështi, kosi dhe djathi përmbajnë kalcium, i cili ul presionin e gjakut dhe thartirat yndyrore veprojnë kundër inflamacionit.

Hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të moshës mbi 65 vjeç. Atyre u janë matur për herë të parë nivelet e tri thartirave të ndryshme yndyrore në vitin 1992, pastaj pas gjashtë vitesh dhe më vonë pas 13 vjetësh.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, gjë që sipas shkencëtarëve ka lidhje me ushqimin me produkte të qumështit, kanë pasur 42 % më pak rrezik të vdekjes nga sulmi në tru.

Autorja e cila ka udhëhequr studimin, dr. Marcia Otto, konsideron që, për këtë shkak, do të duhej të hulumtoheshin rekomandimet lidhur me produktet e qumështit me shumë yndyrë, të cilat janë të pasura me kalcium dhe kalium. Këto janë të rëndësishme jo vetëm në fëmijëri, por edhe në moshën e mëvonshme, kur kequshqyerja mund të shkaktojë osteoporozën.

“Njerëzve u janë ekspozuar një sërë informatash të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me ushqimin, aq më tepër në raport me yndyrat. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi studime relevante, në mënyrë që vetë njerëzit të mund të zgjedhin në bazë të fakteve shkencore, jo vetëm në bazë të fjalëve”, thotë dr. Otto.

Studimi, të cilin e ka financuar Instituti Kombëtar Shëndetësor amerikan, është publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top