Mirëqenie

July 19, 2018 | 10:01

Seksi i bën mirë zemrës, më mirë se një shëtitje në ditë

Ilaçi më i mirë për zemrën? Seksi. Aktiviteti seksual ka shumë efekte të dobishme në muskujt tanë të zemrës. Kjo është ajo që kanë deklaruar mjekët e Federatës Franceze të Kardiologjisë, të vetëdijshëm se stina e verës është padyshim sezoni më i mirë për të ringjallur marrëdhënien në çift.

Përfitimet e aktivitetit seksual të rregullt janë të shumta“, shpjegon François Carré, një kardiolog në Spitalin Universitar të Rennes dhe ambasador i Federatës Franceze të Kardiologëve. “Në fakt, marrëdhëniet seksuale përfshijnë një përpjekje të moderuar fizike të krahasueshme me 20 hapa të një shëtitjeje të shpejtë dhe si çdo aktivitet fizik, ndihmon për të forcuar miokardin, domethënë muskujt e zemrës dhe lejon eliminimin e toksinave të organizmit” .

Por kjo nuk është e gjitha. “Aktiviteti seksual – shpjegon Claire Mounier-Vehier, kardiologe në Spitalin Universitar të Lille dhe presidente e Federatës Franceze të Kardiologëve – është një element i rëndësishëm i cilësisë së jetës, madje edhe për pacientët me sëmundje kardiake. Rifillimi i jetës seksuale pas një sulmi në zemër është në të vërtetë i rëndësishëm për çiftin, sepse ai vepron si në aspektin fizik ashtu edhe në atë moral“.

Së fundi, kardiologët paralajmërojnë, se disa çrregullime seksuale mund të jenë tregues i problemeve latente kardiovaskulare: humbja e ereksionit shpesh paraprin nga 3-5 vjet shfaqjen e një episodi akut kardiovaskular. Dhe nga ana tjetër, prania e një problemi eksitimi do të rriste me 25% rreziqet që një burrë të zhvillonte një sëmundje kardiovaskulare. Prandaj rekomandimi i ekspertëve është që të mos “presin që ajo të kalojë”, por të konsultohen menjëherë me një mjek.

Burimi / today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top