Vetëvlerësimi pozitiv është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do të sigurojë mirëqenien e tij dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm. Vetëvlerësimi është baza e inteligjencës emocionale që do ta ndihmojë atë të njohë, pranojë dhe menaxhojë emocionet e tij.
Është baza e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të tij shoqërore, sepse vetëvlerësimi do t’i lejojë atij të mos e lërë veten të rrëmbehet nga të tjerët, të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të mos manipulohet. Vetëvlerësimi pozitiv do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij, pasi nuk do të dorëzohet lehtë përballë zhgënjimeve apo dështimeve, të cilat do të jetë në gjendje t’i tolerojë, pa u ndjerë në faj dhe të ketë besim në aftësitë e veta. Për këto arsye, ne të rriturit duhet të promovojmë zhvillimin e vetëvlerësimit të shëndetshëm tek fëmijët.
𝑺𝒊 𝒕ë 𝒌𝒖𝒍𝒕𝒊𝒗𝒐𝒋𝒎ë 𝒗𝒆𝒕𝒗𝒍𝒆𝒓ë𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒕𝒆 𝒇ë𝒎𝒊𝒋ë𝒕:
- Bëjeni të ndihet i rëndësishëm, i respektuar duke nxjerrë në pah gjithmonë pozitivitetin e tij.
- Merrni në konsideratë idetë, opinionet e tij dhe ndihmojeni t’i shprehë ato.
- Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija juaj e percepton imazhin që keni për të.
- Matini fjalët që përdorni dhe shmangni komentet negative.
- Nëse duhet të bëni një kritikë, bëjeni në mënyrë konstruktive.
- Jepni gjithmonë komplimente të besueshme dhe shpërblyese.
- Shmangni etiketimet dhe krahasimet.
- Vini në pah cilësitë që ata kanë, dhe përgëzojini për arritjet dhe talentet e tyre.
- Jini empatik dhe dëgjues të mirë ndaj tyre.
Burimi / https://humanum.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.