FB

February 3, 2024 | 7:13

Këshilla për t’u ndjerë në paqe gjatë muajit shkurt

 

Një ndjenjë e thellë paqeje dhe integriteti, që nuk varet nga fenomenet e jashtme. Një udhëzues i vogël na shpjegon sekretin e doktrinës budiste në një mënyrë moderne. Historia e një revolucioni të butë se si të mundemi, ditë pas dite, të zgjedhim paqen mbi vuajtjen. Pak vëmendje dhe butësia ndaj vetes do të na bëjë të ndihemi më të lumtur dhe në paqe me botën.

paqe

Vepro me dhembshuri | Hapi i parë që duhet bërë është të kultivojmë mirësi ndaj vetes. Nëse nuk jemi në gjendje të pranojmë se kush jemi, do të jetë e vështirë, nëse jo e pamundur, t’ua hapim zemrën të tjerëve. Integrimi i pjesëve tona të dhimbshme ose të thyera është një kusht i domosdoshëm për të përjetuar përfitimet e një qëndrimi dashamirës ndaj të tjerëve.

 

Mos i injoro problemet | Jeta është një sllallom mes pengesave të ndryshme të natyrës. Shpesh mendojmë se zgjidhja për t’u përmirësuar është t’i injorojmë ose t’i shmangim ato, por kjo vetëm sa shton mendimet tona. Dhe sa më shumë që futemi në lakun e mendimeve, aq më shumë shtohet dhimbja.

 

Çlirohu nga të menduarit magjik | Jemi rritur duke menduar se jeta është dhimbje dhe se një ditë do të shpërblehemi në jetën e përtejme. Asgjë më e gabuar: ne mund të jemi të lumtur tani, sepse vuajtja është një gjendje kalimtare, ajo ndryshon dhe kalon. Mos e humbisni mundësinë për të qenë optimistë: festimi i gëzimit, vitalitetit dhe autenticitetit të asaj që po përjetojmë na jep një ekzistencë më të plotë.

 

Kultivo mençurinë | Sa më shumë të bëjmë plane, aq më pak i japim vetes mundësinë për të hapur mendjet dhe zemrat tona ndaj takimeve të reja. Le të hapim dritaren dhe le të hyjë ajri i pastër i risisë: çfarëdo që të ndodhë, do të jetë një mundësi për rritje. Lumturia nuk është kënaqësi: në fillim është një ndjenjë e thellë paqeje dhe plotësie dhe nuk varet nga fenomenet e jashtme. Së dyti, është e lidhur me një moment, me një objekt, me një vend dhe ndryshon vazhdimisht. Ndjekja pas tij është një zgjedhje e kotë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top