FB

December 23, 2021 | 8:15

Këshillat e dietologëve që ju ndihmojnë të mos shtoni peshë gjatë festave

Krishtlindja është shumë pranë dhe të paktën deri në natën e ndërrimit të viteve do të jetë e vështirë të mos dorëzohemi para tundimit për ta tepruar me ushqimin dhe pijen, sidomos nëse jemi të ftuar në dreka dhe darka me miqtë apo të afërmit. Të mos shtosh peshë gjatë festave mund të duket si një detyrë e pamundur, por në realitet, duke ndjekur disa këshilla të nutricionistëve, ia dalim.

Të shumtë janë ata që në periudhën e gjatë të festave të Krishtlindjeve kanë frikë nga shtimi në peshë dhe për këtë arsye vrapojnë për t’u mbrojtur paraprakisht. Si? Për shembull, duke i kushtuar vëmendje javës para Krishtlindjes, për të fituar atë avantazh për t’u rikuperuar gjatë festave.

Ata që zgjedhin këtë opsion mbështeten në dietat detoksike ose truke të thjeshta, si ai i këshilluar nga dietologia Sara Rucci, e cila në ditët para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri sugjeron të hahet, si për drekë ashtu edhe për darkë, vetëm një pjatë e dytë me një pjatë anësore ( pra pa karbohidrate).

Veçanërisht në ditët 20-23, 27-30 dhe më pas 2-5 duhet të përmbahemi shumë që më pas të mund të hamë me më shumë qetësi në festa, pa hequr dorë nga ajo që na pëlqen më shumë dhe duke shmangur kufizimet. Në një intervistë, dietologia Loreto Nemi na kujton se në realitet “nuk shëndoshesh nga Krishtlindjet në Vitin e Ri por nga Viti i Ri në Krishtlindje” (pra problemi i vërtetë nuk janë festat por zakonet tona të përditshme) dhe për këtë ajo ka dhënë një sërë këshillash të dobishme për të mos e tepruar.

Sipas doktor Nemit, gjatë festave është e rëndësishme që të mos e teproni me porcionet dhe të përpiqeni të shmangni bukën (vaktet në këtë periudhë, në fakt, kanë më shumë karbohidrate se zakonisht). Gjithashtu është mirë të konsumojmë alkool me masë dhe duke qenë se është festë dhe kemi më shumë kohë, duhet të mundohemi të lëvizim: për shembull, mund të bëjmë një shëtitje të këndshme në mal.

Një këshillë tjetër e dobishme është të përpiqeni të bëni një ditë rikuperimi, e cila mund të përfshijë eliminimin ose reduktimin e karbohidrateve si buka, orizi, makaronat, ëmbëlsirat duke shtuar perimet, veçanërisht të papërpunuara dhe frutat. Është gjithashtu thelbësore të pini shumë ujë dhe çajra bimorë.

Duke iu rikthyer temës së porcioneve të cilat, siç e kemi kuptuar, janë shumë të rëndësishme, nëse nuk doni të privoni veten nga asgjë, të paktën përpiquni të mos e teproni, sidomos me ëmbëlsirat.

 

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top