Lifestyle

May 10, 2018 | 8:16

Një ushtrim ndryshe për çdo ditë të javës për të forcuar muskujt

2

A ndiheni ndonjëherë të tronditur pas një programi diete apo humbje në peshë dhe fiziku juaj nuk është në performancën e duhur? Ju ndihmojmë këtu me një listë të ushtrimeve të vogla që mund të bëni për pesë fusha të trupit tuaj çdo ditë. Stephanie Mansour këshillon për çdo ditë nga një lëvizje të ndryshme! Ndiqeni këtë rutinë dhe do të vini re një ndryshim vetëm në disa javë.

orangesqueezevertical

E hënë: qëndro dhe shty

Ju mund ta bëni këtë ushtrim teksa jeni pa lëvizur!

Së pari, vendosini këmbët hapur. Duke shtytur para-mbrapa vithet, muskujt do të tërhiqen së bashku me kofshët. Bëjeni këtë për 60 sekonda!

E martë: Ulu-ngrihu

butt-lift

Fillojeni ushtrimin së pari me duart e mandej me gjunjët në tapet. Kjo do t’ju bëjë të tërhiqen muskujt përkatës, veçanërisht të vitheve. Ushtrojeni 20 herë me këmbën e djathtë dhe 20 herë me të majtën.

E mërkurë: zgjatjet lart dhe anash

overhead-extensions20 herë për secilin nga krahët me shtytjet lart dhe mbrapa. Mund ta shoqëroni nëse dëshironi dhe anash krahëve me një girë.

E enjte: shtytje anash

Ndërsa shtrirë në shpinë, përkulni gjunjët dhe mbajini këmbët tuaja shtrirë në dysheme. Ngjitni legenin tuaj duke tërhequr kërthizën drejt shtyllës kurrizore dhe pastaj rrotulloni kokën, qafën dhe gjoksin. Përsëriteni këtë 10 herë për çdo anë.

Ju mund ta bëni këtë ushtrim para se të shkoni në shtrat për gjumë.

 

side-crunchE premte: të arrish verën

1-jpgNëse jeni duke pritur për një gotë verë në fundjavë, provoni këtë stërvitje argëtuese para se të shpërbleheni! Hidhni rreth ¼ filxhan verë në gotë dhe shtrihuni në dysheme. Vendosni në mes këmbëve ose lart në tavolinë. Pastaj, rrokullisni kokën, qafën dhe gjoksin, dhe pulsoni krahët drejt verës, sikur jeni duke e arritur atë! Përsëriteni këtë 20 herë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top