FB

June 24, 2022 | 9:01

Kjo është lumturia absolute!

Ju uroj një njeri që do t’ju bëjë të qeshni pa qenë tashmë e/i trishtuar…

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Që do t’ju sjellë një dhuratë, pa festuar. Që do t’ju çojë në det, pa qenë verë. Ju uroj një person që do të kujdeset për ju edhe kur të tregoni se nuk keni nevojë për kujdes. Që do t’ju puthë para se të shkojë në punë, edhe kur ju ka puthur pa pushim. Ju uroj nga zemra një njeri që do të jetë aty, pa pasur ju nevojë për të. Vetëm sepse ai dëshiron të jetë. Dhe do t’i mungoni edhe kur nuk keni shkuar larg. Dhe do t’ju mbulojë pa u ftohur. Ai që do t’ju tregojë spontanisht, pa mundim çfarë ka, para se ta pyesni. Do t’ju besojë. Ai që do të krijojë momente të veçanta për ju dhe nuk do të presë që momentet e veçanta t’ju “ndreqin”. Uroj që ai t’ju gjejë dhe të dëshirojë t’ju jetojë përpara se të keni nevojë ta braktisni. PS: Uroj të jeni “ai” i tij

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top