FB

April 12, 2021 | 10:46

Konferenca e Parë e Shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare, prezantohen strategjitë kombëtare për mbështetjen e shtetit Amë

Konferenca e Parë e Shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër me moton: “Shkencëtarët e Diasporës Shqiptare i shërbejnë botës dhe rrënjëve të veta” i përfundoi punimet më një rezultat të shkëlqyeshëm.

Më 26 dhe 27 mars 2021 në Academy of Leadership Sciencies Switzerland (Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër) u mbajt Konferenca e Parë e Shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare me prezantime të punimeve shkencore dhe projekteve të 40 shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare (nga shtetet e ndryshme perëndimore të Evropës, Kanadasë dhe SHBA. Po ashtu kjo konferencë u ndoq drejtpërdrejtë nga shumë shkencëtarë të tjerë nga shtetet e perëndimit dhe vendet Amë.

Konferenca u organizua nga themeluesi dhe drejtuesi i Academy of Leadership Sciencies Switzerland, Prof. Dr. Fadil Çitaku, profesor dhe ekspert ndërkombëtar i shkencës se Lidershipit. Konferencën e hapen përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, ish-presidenti i shtetit të Kosovës, z. Behgjet Pacolli dhe ish-Ministrja e Shtetit të Shqipërisë Prof. Dr. Eglantina Gjermeni.

Të dy përfaqësuesit e shteteve Amë e vlerësuan shumë lart rolin e Prof. Dr. Fadil Çitaku dhe Academy of Leadership Sciencies Switzerland, që për herë të parë bashkuan ajkën e Kombit Shqiptar, shkencëtare dhe shkencëtar eminent nga shumë vende të botës që kanë arritur majat e suksesit në arenën ndërkombëtare.

Konferenca përbënte 50% prezantuese dhe 50% prezantues, fakt ky që dëshmon për arritjen grandioze të grave shqiptare dhe burrave shqiptar në shkencat e ndryshme, duke konkurruar kështu më konkurrencën më të sofistikuar botërore.

Të gjitha prezantimet ishin të nivelit të lartë kualitativ shkencor dhe pati diskutime plenare me një komunikim të lartë profesional dhe etik. Konferenca u moderua nga dy moderatorë të shkëlqyeshëm Dr. can. Juliana Cici, nga Gjeneva, më origjinë nga Shqipëria dhe MSc. can. Samira Shabani nga Gjermania, më origjinë nga Kosova.

Ditën e parë të konferencës e përmbylli Prof. Dr. Nusret Pllana, kurse ditën e dytë dhe konferencën në tërësi e mbylli Prof. Dr. can. Gjeneral Kemail Shaqiri. Të dy të lartpërmendurit e konsideruan këtë konferencë si superlative në organizim dhe kualitet të prezantimeve të punimeve dhe projekteve shkencore.

Në pjesën e dytë të konferencës u diskutua dhe reflektua se si Shkencëtarët e Diasporës Shqiptare mundë të rrjetëzohen për t’i shtuar punës së tyre shkencore vlerë shtesë dhe po ashtu për t’i ndihmuar vendeve Amë të mëkëmben dhe të gjejnë një strategji Kombëtare për prosperitet më të lartë të çdo Shqiptari. Edhe në këto diskutime u potencua roli profesional i lidershipit të Prof. Dr. Fadil Çitaku dhe të Academy of Leadership Sciencies Switzerland, që edhe në ardhmen të punojnë në bashkimin e shkencëtarëve të fushave të ndryshme në konferenca të ngjashme.

 

Më poshtë gjeni link-et e videove të dy ditëve të konferencës dhe ndihuni të lirë ti ndani këto informata më të gjithë miqtë tuaj.

Konferenca e Parë e Shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër_dita e parë_26.3.2021_www.alss-edu.ch

https://youtu.be/Kr-Ao8FBoCg

Konferenca e Parë e Shkencëtarëve të Diasporës Shqiptare në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër_Dita e dytë_më

27.3.2021_www.alss-edu.ch

https://youtu.be/zovdph6CKIc

Gjithë të mirat

Academy of Leadership Sciences Switzerland

World Trade Center

Leutschenbachstrasse 95

CH-8050 Zürich

Switzerland

  1. +41 (0)44 308 35 22
  2. +41 (0)76 507 36 30

[email protected]

www.alss-edu.ch

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top