FB

April 12, 2021 | 10:43

Ermand Mertenika: Njihuni me aparaturën e Anestezisë, që ju vë në “gjumë” gjatë kirurgjisë!

Rëndësia e kujdesit maksimal që duhet treguar përpara aplikimit në kirurgji

Siç e dimë, për një pacient që do të kryejë një operacion apo kirurgji invasive, aplikimi i narkozës ose anestezisë gjenerale është i rëndësishëm. Anestezia shkakton paralizë temporare (të përkohshme) duke e çuar pacientin, siç i themi ndryshe në “Gjumë të menaxhuar”.

ermand-mertenika-genetic

Ermand Mertenika, Inxhinier, Bio-Fizikant

Aplikimi i anestezisë realizohet në rastin e kryerjes së një operacioni kirurgjikal sa më efektiv, pa dhimbje dhe për t’i dhënë mundësinë kirurgut të procedojë në mënyrë sa më optimale.

Por çfarë është anestezia dhe aparatura e anestezisë dhe si funksionon ajo?

Anestezia është paraliza temporare e menaxhuar, e cila aplikohet te pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Aktualisht Anestezia kategorizohet në tre mënyra aplikimi

• Anestezia Lokale (e cila aplikohet për ndonjë ndërhyrje të lehtë invasive, ajo shkakton mpirje të zonës ku do të procedohet ndërhyrja e lehtë dhe përbërjet kimike më të aplikuara të anestezisë lokale janë: Lidokaina, Mepivakaina, Prokaina, etj., të cilët kanë efekt të shpejtë në mpirjen e zonës ku do të aplikohet ndërhyrja e lehtë.

• Anestezia Rajonale është një tipologji anestetike, e cila ndikon në mpirjen lokale të një zone të madhe të trupit përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Përbërjet kimike që aplikohen janë: bupivakaina, fentalini, të cilët kanë një efektivitet të shpejtë të efektit të mpirjes (Paraliza temporare).

• Anestezia Gjenerale (e përgjithshme është tipologjia e paralizës temporare të përgjithshme të organizmit, ndryshe e thënë vënia në gjumë të menaxhuar të pacientit përpara ndëryrjes kirurgjikale (Kuptohet kemi të bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale invazive të mëdha, ku paraliza temporare e menaxhuar e organizmit është mandatore (shumë e rëndësishme të përdoret).

(Përbërjet kimike që aplikohen për të bërë anestezinë gjenerale janë (Oksidi i Azotit, Eteri, Halotani, Izoflurani, Sevoflurani, Enflurani, Desflurani etj.

aparatura-e-anestezise

Anestezia e përgjithshme aplikohet në dy mënyra

1. Me anë të inhalimit (thithjes së gazeve anestetike dhe oksigjenit duke absorbuar elementet anestetike të përmendura më parë për t’i humbur koshiencën pacientit përpara operacionit.

2. Me anë të injektimit intra-venoz aplikohen medikamente kimike të tjera si: tiopenton, ketaminë, fentalinë për të shpejtuar procesin e paralizës ose vënies në gjumë të pacientit.

Sistemi i anestezisë është një aparaturë disi e komplikuar, e cila mikson në një raport shumë të saktë elementët si: Oksigjen, Ajër dhe Gazet Anestetike në organizmin e njeriut.

 

Aparatura e Anestezisë përbëhet nga katër pjesë kryesore

1. Respiratori i integruar në sistem dhe sistemi i inhalimit të gazit anestetik

2. Miksuesi, përzierësi i gazeve të anestezisë 

3. Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë

4. Monitori i pacientit, i cili vazhdimisht kontrollon vlerat jetike të pacientit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Respiratori i integruar dhe sistemi i inhalimit të raportit të gazeve anestetike

1. Gjatë procesit të anestezisë ndodh që pacienti nuk mund të realizojë frymëmarrje të kontrolluar dhe është i rëndësishëm aplikimi i ventilatorit të reanimacionit të integruar në sistemin e anestezisë, duke ndihmuar frymë-shkëmbimin e pacientit.

2. Sistemi i miksimit të gazeve anestetike shërben për të përzier gazet në një raport shumë të saktë për ta aplikuar te pacienti nëpërmjet frymëmarrjes. Sistemi i aplikimit intra-venoz i përbërjeve anestetike shërben për të injektuar këtë përbërje nëpërmjet venave.

3. Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë është një strukturë e mbushur me Hidroksid Kaliumi ose Hidroksid Natriumi për të përthitur lagështirën dhe dioksidin e karbonit.

4. Monitori i pacientit është shumë i rëndësishëm në sistemin e anestezisë pasi monitoron në mënyrë shumë të saktë vlerat jetësore të pacietit gjatë kirurgjisë.

 

Rëndësia e aplikimit të saktë dhe të kujdesshëm të aparaturës së anestezisë

Aplikimi i anestezisë realizohet nga mjeku reanimator ose anestezisti i trajnuar mirë, sepse është shumë i rëndësishëm përcaktimi i raportit të gazeve anestetike që do të aplikohen te pacienti, pasi një raport i gabuar qoftë dhe i vogël mund të shkaktojë një gjendje akute të pacientit gjatë operacionit, duke e çuar në vdekje të menjëhershme.

Krahas Respiratorëve, aparatura e anestezisë duhet të mirëmbahet, të pastrohet, të konfigurohet dhe kalibrohet në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdesi në përdorim duhet të jetë shumë i madh pasi është një aparaturë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë te pacienti gjatë kirurgjisë, duke menaxhuar paralizën e përkohshme të pacientit.

Trajnimi i mjekut reanimator dhe anestezist është shumë i rëndësishëm pasi një gabim i vogël në menaxhimin jo të mirë të pajisjes mund të shkaktojë një situatë emergjente te pacienti.

 

Shkaqet e humbjes se jetëve të pacientëve nga Anestezia

1. Dështimi i qarkullimit të gjakut si rezultati i hipovelamisë në përzierje me gazet anestetike nga mbidoza (Overdoza e gazeve anestetike)

2. Hipoksia (Rënia e oksigjenit në gjak) dhe Hipoventilimi (ventilimi i ulët i respiratorit)

3. Hipertermia Malinje (një sëmundje e rrallë gjenetikisht e trashëgueshme, e cila ka të bëjë me rritjen e lartë të temperaturës nga përbërjet kimike të anestezisë)

4. Mungesa e vigjilencës së mirëmbajtjes së raportit të gazeve apo produkteve anestetike gjatë kirurgjisë.

 

Përpara aplikimit të anestezisë është shumë i rëndësishëm kryerja e analizave të gjakut dhe të gazeve në gjak, pasi në varësi të këtyre analizave përcaktohen raportet anestetike të elementeve kimike, që do të aplikohen te pacienti përpara kryerjes së procedurës kirurgjikale.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top