Këshilla & Arsye

December 17, 2020 | 8:35

Krishtlindje, ja se si të zgjidhni dhuratën e duhur për partnerin tuaj

Krishtlindja po afron dhe si çdo vit ekziston një pyetje e madhe që na përndjek: “Çfarë mund t’i dhuroj atij/asaj për Krishtlindje?” Më në fund kemi përgjigjen e duhur për ju. Falë kësaj metode inovative, dhurata e ëndrrave është brenda mundësive tuaja. Gjeni se si ta bëni atë të lumtur.

Krishtlindja, dhurata e duhur

Në Krishtlindje, dhuratat janë një gjë e domosdoshme, ato në mënyrë simbolike kujtojnë dhuratat e Magëve për Jezusin dhe janë një traditë që askush nuk dëshiron të heqë dorë. Dhënia e dhuratave është e bukur por edhe sfiduese, frika për të mos dhënë një dhuratë të mirëpritur dhe zhgënjimin e tjetrit është e madhe. Bërja e partnerit tuaj të lumtur është ajo që na intereson më shumë. Ndërsa me fëmijët jo edhe aq, sepse dëshirat e tyre renditen me detaje në letrën e Babagjyshit, zgjedhja e dhuratës së duhur për personin që na vodhi zemrën është shumë më e vështirë, ose të paktën ishte.

Ne kemi identifikuar një metodë të pagabueshme dhe të provuar shkencërisht për të zgjedhur dhuratën e duhur për partnerin tonë. Një studim i dhuratave të Krishtlindjeve renditi se cilat dhurata rrisin rrahjet e zemrës së grave dhe burrave. Nuk ka rëndësi nëse partneri tashmë ka gjithçka dhe nëse ju keni marrë diçka prej tij, këtë vit do ta bëni atë të lumtur si kurrë më parë. Sipas faqes në internet të OnBuy.com, e cila zhvilloi një studim me 2,538 njerëz: 1,254 burra dhe 1,284 gra, dhurata perfekte për partnerin apo partneren tashmë nuk është më sekret.

Në studim, të gjithë pjesëmarrësit veshën një pajisje të rrahjeve të zemrës dhe më pas iu dhanë 15 dhurata nga kategori të ndryshme të produkteve. Rezultati nuk la vend për dyshime, njerëzit treguan një preferencë të konsiderueshme për disa produkte sesa për të tjerët.

Duke filluar nga një vlerë mesatare prej 83 goditje, secila dhuratë ka ngjallur emocione.

Studimi padyshim arriti në përfundimin se dhurata e përsosur për gratë është një stoli ose një objekt teknologjik, ndërsa zemrat e burrave rrahin më shpejt kur një objekt i teknologjisë ose lojërave kompjuterike  ishte fshehur nën letër. Gjithashtu, lodrat seksuale dhe librat i bënin të dy të lumtur.

Këtu është lista e dhuratave të preferuara nga gratë në bazë të rrahjeve të zemrës:

  • Bizhuteri 65%
  • Teknologji 63%
  • Parfum 54%
  • Çanta / Aksesorë 52%
  • Libra 49%
  • Makiazh / Tualet 45%
  • Lodra seksi 43%
  • Veshje / Aksesorë 36%
  • Bimë 31%
  • Mobilje / Dekor shtëpie 25%
  • Këpucë 19%
  • Lojëra kompjuterike 14%
  • Alkool 11%
  • Pajisje sportive 5%
  • Ushqim / Ëmbëlsira 4%

Dhuratat e preferuara nga burrat bazuar në rrahjet e zemrës së tyre janë:

  • Teknologji 63%
  • Lojëra kompjuterike 59%
  • Pajisje sportive 52%
  • Këpucë 52%
  • Libra 49%
  • Alkool 46%
  • Parfum 43%
  • Ushqim / Ëmbëlsira 34%
  • Mobilje / Dekor shtëpie 30%
  • Lodra seksi 25%
  • Veshje / Aksesorë 19%
  • Bizhuteri 17%
  • Çanta / Kuleta 10%
  • Bimë 6%
  • Makiazh / Tualet -1%

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top