Këshilla & Arsye

December 17, 2020 | 8:30

Pesë mënyra për të ndihmuar fëmijët tuaj të mos kenë frikë nga errësira

Një studim që anketoi 122 njerëz zbuloi se 54% e rendisnin errësirën si gjëja e parë nga e cila kishin frikë. Pra, nëse të rriturit e kanë këtë frikë, nuk është çudi që fëmijët imagjinojnë monstra poshtë shtratit të tyre dhe shohin hije të frikshme.

Disa gjëra që ju si prind mund të bëni, për të ndihmuar fëmijën të krijojë një farë guximi dhe të mos ketë më frikë nga errësira.

Dëgjoni fëmijën tuaj.

Merrni seriozisht frikën e fëmijës dhe dëgjojeni atë. Mos e hidhni poshtë duke kontrolluar thjesht nën shtratin e tyre dhe duke thënë se nuk ka asnjë monstër. Kjo në fakt mund t’i përkeqësojë gjërat, sepse mund t’i tregoni fëmijës se ato monstra mund të jenë realë.

Pyetini se çfarë i bën saktësisht të ndjehen të frikësuar dhe tregoni se i kuptoni, por që jo domosdoshmërisht mendoni njëlloj si ata. Në fund, sigurojini që janë të sigurt dhe se do të jeni aty për ta nëse ndihen përsëri të frikësuar.

Lavdëroni fëmijën.

Kërkimet kanë treguar se pohimet pozitive mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Kjo do të thotë që nëse i tregoni vetes diçka pozitive, mund të filloni të besoni në të.

Nëse i tregoni fëmijës se është i guximshëm dhe i lavdëroni që përballen me frikën e errësirës, atëherë ju po i ndihmoni ata. Këto fjalë pozitive nga ju mund t’i ndihmojnë me të vërtetë të besojnë se mund ta kapërcejnë frikën e tyre, qofshtë në lidhje me monstrat nën shtratin e tyre ose me një hije e frikshme.

Argëtohuni me dritat e natës.

Pajisjet që bëjnë dritë natën mund ta ndihmojnë fëmijën të relaksohet dhe të ndihet i sigurt. Për shembull, ka drita nate në formën e kafshëve që mund t’i vendosni nëpër dhomën e fëmijës ose nëpër shtëpi nëse ata duhet të shkojnë në tualet në mes të natës. Gjithashtu, nëse përdorni një llambë të zakonshme, sigurohuni që të mos bëjë hije të frikshme.

Kthejeni dhomën e tyre të errët në një shesh lojërash.

Fëmija mund ta shohë errësirën si diçka të frikshme dhe të rrezikshme, por ju mund të ndryshoni mënyrën se si e shohin dhomën e tyre dhe se si ndihen kur është errësirë.

Për shembull, mund të bëni një shfaqje me kukulla në hije, një festë me shkopinj që shkëlqejnë, ose të vishni këmisha me stampa që shkëlqejnë në errësirë. Pastaj ata do të mësojnë ta lidhin errësirën me diçka që mund të jetë argëtuese.

Provoni këtë truk 10 sekondësh.

Kur papritmas fikni dritën, sytë verbohen për disa sekonda. Dhe ato janë sekondat kur fëmija juaj mund të fillojë të ndjehet i frikësuar. Ekziston një hile që mund ta ndihmojë fëmiijën të përshtatet më lehtë me errësirën.

Kërkojuni të mbyllin sytë ndërsa dritat janë akoma të ndezura. Pastaj fikini dritat, vendosni duart mbi sytë e fëmijës dhe kërkoni që të numërojnë deri në 10 me ju. Pasi të keni mbaruar, kërkoni që të hapin sytë. Tani kur ta bëjnë këtë, dhoma nuk do të ndihet aq e errët sa dikur, veçanërisht me një pajisje aty pranë që bën dritë natën.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top