Pika referimi

October 29, 2015 | 10:40

Ku ta var të ardhmen?

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Është krejtësisht e pamundur kur nuk ka asgjë përveç shfrytëzimit dhe urdhrave që merr, në varjen e posterave, “nga ku një ditë t’i do të shpërblehesh”. Sepse aty ka disa mendje që janë gjoja më të mëdha e të ndritura teksa bëjnë si më të vjetrit në kritikë. Vullnetarizmi është baza, kuptohet pas saj fshihen të tjerë që paguhen dhe të tjerë jo, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë e organizatave rinore. Ata janë më të papërballueshmit, sepse të shfrytëzojnë në, duke të bërë qejfin, duke falsifikuar fatura, duke marrë para nga dhurues për të futur më shumë se diçka në xhep, duke paguar zyra në zona me nivel të lartë ekonomik, për t’i përdorur ato më pas si vende haremi në interesa vetjake e për t’i ndarë midis miqsh të ngushtë. Ose më saktë, midis atyre që kanë bëre pisllëqet e para. Qëndrojnë bashkë dhe nuk ndahen për t’ia fshehur këto tipare njëri-tjetrit. E si mund t’u besosh këtyre të rinjëve te sotshëm votën?! Prandaj shqiptarët e trullosur bukur nga fjalët e tyre, duhen të jenë të kujdesshëm e të mos mashtrohen nga shkollimi i tyre, sepse një ditë lufta e fakteve dhe e fjalëve në debate do të bëhet për ato çka kanë bërë kur kanë qenë më të rinj.

Investo tek unë tani që kur unë të vij në pushtet të të jap poste të rëndësishme dhe lehtësira të ndryshme. Mendimi i tyre është ende i pakrijuar mirë. Gjykon, mbron dhe komunikon si gazetë në emër të fshatit. Ata janë përgjithmonë të pajtuar aty, edhe po të jetë ideologji e mbrapshtë. Të ftojnë, duke të dhënë një formular e më pas teserë partie. Shkruhesh në regjistrat e partisë e kështu është realizuar ish-i i bazës tënde, edhe në kohën e parë kur ti do të dalësh jashtë loje. Do të jetë e pamundur sepse kudo ku do të mund të shfaqesh do ta përmendin sa herë të jetë e mundur. Edhe ta hedhësh poshtë, përsëri do ta përmendin se ku ke qenë. Një i ri duhet të mendojë mirë në duhet të regjistrohet në një parti politike. Në raste të tilla, kurrë nuk mund të jesh i lirë të shkruash atë që do, përkundrazi shumë i varur dhe i pafuqishëm dhe shumë i kujdesshëm për ato çka bën në rini që kjo e fundit të të mos të kthehet si kartë e kundërt.

Fuqinë e mendimit ta jep Politika? Ti aspak nuk ke lidhje me të. Edhe sikur fuqia e mendimit tënd të jetë e lartë, përsëri do të dalë ndonjë “Nexhmie” që të hedhë poshtë çdo gjë. Nexhmiet-gra në politikë, edukojnë vajzat në POLITIKANOVË, me mëtimin e madh se edhe gratë duhet të jenë përfaqësuese. Ato janë egoiste, bëjnë çdo gjë për një post qoftë edhe të vogël. Ku ta di unë se ç’bën ajo me shefin! Askush të mos thotë se gratë nuk duhet të jenë përfaqësuese në politikë, por jo më shumë se kush nuk duhet ta kthejë politikën në biznes: sidomos në biznesin e familjes.

Të gjitha, dhuna, egoizmi, përdalësia, veshja, kthehen në pasqyrë për të qëndruar gjithmonë aty në politikë. Kështu besojmë se ata që ishin në shoqërinë civile, mëtojnë të përfaqësojnë emrin e saj. Ata që bënin dhe bëjnë gjoja protesta në emër të shoqërisë më të thjeshtë, marrin ose paguajnë ndonjë plakë për të bërtitur në televizion si e shqetësuar e kështu fitojnë më shumë para, u çojnë ndonjë foto dhuruesve, u thonë se kush jemi dhe pastaj i korruptojnë edhe ata. Për fat të keq këto i kemi të përfaqësuara ende sot, si familje e madhe komunitare, si familje e madhe që drejton, si familje diktatori: ku drejtojnë të dy bashkëshorti me bashkëshorten Nexhmie. Një herë njëri e pastaj tjetri. Disa jetonin në një bllok ku drejtonin jetën, ende sot aty bëhet gjithë jeta e një qyteti.

Ti mund të kesh ide shumë të mira, madje më praktike se çdo gjë që ata mund të kenë, por përsëri nuk mund t’i nxjerrësh në pah sepse të censurojnë. Brenda kësaj abuzohet dhe më të qenit vullnetar. Nuk mund të mëtojmë që edhe të rinjtë kanë një lloj demokracie. Ne mëtojmë se ata janë vetë gurlatuesit e demokracisë, për sa kohë drejtohen nga ish-i i kultit të njeriut të ri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top