Këshilla & Arsye

September 5, 2020 | 8:08

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbytur nga toksinat

Ju duket sikur shëndeti juaj është në rregull, por keni erë të pakëndshme të gojës, lodhje dhe dhimbje muskulare. Këto shenja kurrsesi nuk duhet t’i anashkaloni, pasi tregojnë se trupi juaj është i mbytur nga toksinat.

Erë e pakëndshme e gojës

Kjo erë e pakëndshme vjen si pasojë e toksinave që përmban trupi juaj. Organe si mëlçia dhe stomaku në një rast të tillë nuk janë duke funksionuar ashtu si duhet dhe kjo paralajmëron për një përkeqësim të mëvonshëm të shëndetit tuaj.

Lodhje

Është normale të ndjeni lodhje pas një aktiviteti të caktuar, ama nuk është normale të ndjeni lodhje gjatë kohës që nuk keni bërë asgjë. Edhe lodhja e pashpjegueshme është një tregues i saktë i nivelit të lartë të toksinave në trup.

Shtimi në peshë

Eksistojnë një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë shtimin e pashpjegueshëm në peshë, por një ndër këta faktorë janë edhe toksinat. Nëse vini re një problem të tillë, do t’iu këshillonim që menjëherë të takoheni me një mjek specialist.

Ndjeshmëri në nuhatje

Ndjeshmëria ndaj aromave është diçka normale për sa kohë që ajo nuk e kalon masën. Ama kjo lloj ndjeshmërie mund të jetë një faktor i cili tregon se trupi juaj po lufton me mbetjet toksike që gjenden në të.

Dhimbje muskulare

Dhimbjet muskulare janë mëse normale në rrethana të caktuara, por jashtë këtyre rrethanave këto dhimbje paralajmërojnë për një nivel të lartë të toksinave në organizëm.

 

 

Burimi / https://sot.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top