Një higjienë e mirë e gojës është thelbësore gjatë shtatzënisë. “Inflamacioni i mishrave të gojës – njofton ‘American Dental Association’ (Shoqata Amerikane Dentare) – mund të rrisë mundësinë e lindjeve të parakohshme apo lindjen e fëmijëve nënpeshë.
Sipas “University of North Carolina” ekziston edhe një lidhje me rrezikun e pre-eklampsisë, e cila mund të vërë në rrezik jetën e bebes dhe të vetë nënës, për shkak të tensionit të lartë të gjakut. Arsyet duhen kërkuar në efektet e fuqishme që inflamacionet kanë në venat e gjakut.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.