FB

May 13, 2022 | 9:00

Kultivimi i diskriminimit për tjetrin, realizohet në mënyrë të heshtur

Kultivimi i diskriminimit për tjetrin, realizohet në mënyrë të heshtur e pak nga pak. Diskriminimi fillon e “tirret” në fëmijëri, kur fëmija i përqendruar për të njohur e zhvilluar njerëzoren ndjek me vëmendje çdo lëvizje, mimikë, fjalë, luhatjet e tonit të zërit të të rriturit, pra çdo gjë që bën i rrituri, duke filluar me prindërit.

Nga Lira Gjika

Dialogu i të rriturve me etikën e komunikimit dhe opinionet që ata shprehin ndërmjet tyre, është padyshim modeli dhe “shkolla” ku fëmija mëson njerëzoren. Në përgjithësi të rriturit mendojnë se fëmija i vogël nuk kupton dhe për këtë arsye janë të pakujdesshëm në sjelljet dhe opinionet e tyre për të tjerët, sidomos për etiketimet që ata shprehin. Të rriturit nuk janë të vetëdijshëm që e mira dhe e keqja nuk janë thjesht fjalë, por një mënyrë të qeni në raport me veten dhe tjetrin nëpërmjet barazisë ose jo.

Fëmija sjelljet e të rriturit i merr të mirëqena, pasi mendon se i rrituri i di të gjitha. Dhe kur i rrituri i thotë bëhu “djalë apo vajzë e mirë” ai sillet sipas atyre sjelljeve që ka brendësuar nga të rriturit. Fëmija nuk e di të mirën apo të keqen, ai e mëson nëpërmjet sjelljeve dhe qëndrimeve të të rriturve. Ai sillet sipas modelit që ka vëzhguar në qetësi, kur prindërit flisnin dhe ai luante në një cep.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top